KARDIOLOGJI

KARDIOLOGJI

    Departamenti i Kardiologjisë në Spitalin Gjerman trajton problemet kardiovaskulare, akute dhe kronike. Mjekët tanë me përvojë sigurojnë ekzaminim, diagnostikim, trajtim dhe ndjekje klinike të sigurt të çdo shqetësimi që lidhet me zemrën tuaj.

    Spitali Gjerman është qendra e vetme në gjithë rajonin e Ballkanit, e cila siguron trajtim të plotë të sëmundjeve kardiake nga diagnostikimi deri te trajtimi nga ekipi ynë i klasit europian. 
    Shërbejmë 24 orë në 7 ditë për t'ju siguruar cilësi, shpejtësi dhe siguri maksimale për të dashurit tuaj, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës. Spitali Gjerman përfshin një gamë të gjerë shërbimesh për pacientin në fushën e kardiologjisë, kardiologjisë intervenuese, kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare, duke përfshirë zhvillimet më të fundit dhe teknikat më të përditësuara.

    Mjekët dhe ekspertët tanë të kujdesit për zemrën ofrojnë një sërë shërbimesh dhe klinikash në mënyrë që plani juaj i kujdesit të jetë po aq unik sa ju.

    Parandalimi:

    Ndërsa sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjes, rreth 80% e sulmeve të parakohshme në zemër janë të parandalueshme. Të kuptuarit dhe evitimi i faktorëve të rrezikut është strategjia kryesore për të mbrojtur zemrën tuaj.

    Ekspertët tanë të kujdesit ndaj zemrës ofrojnë ekzaminime të rregullta të presionit të gjakut, nivelit të yndyrnave, ritmit të zemrës, etj si dhe këshillim të personalizuar.

    Testet diagnostikuese dhe intervenimi:

    Nëse keni nevojë për testim ose trajtim të hershëm të një problemi kardiak, ne ofrojmë një sërë testesh diagnostikuese. Testet diagnostikuese përdoren për të diagnostikuar në mënyrë të korrekte shkakun e simptomave tuaja dhe për të vlerësuar formën më të mirë të trajtimit për ju.

    Rehabilitimi:

    Ne ofrojmë shërbime të personalizuara të rehabilitimit kardiak dhe pulmonar, të dizenjuara për të forcuar dhe përshtatur gradualisht zemrën, mushkëritë dhe sistemin tuaj vaskular. Rehabilitimi shpesh përfshin stërvitje fizike, mbështetje emocionale dhe edukim rreth ndryshimeve të stilit të jetesës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të tilla si dieta e shëndetshme, mbajtja e një peshë të shëndetshme dhe lënia e duhanit.

    Hemodinamika

    + SËMUNDJA E ARTERIVE KORONARE
    Aritmologjia

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite