IMPLANTIMI I VALVULËS SË AORTËS TRANSKATETERIKE (TAVI)
IMPLANTIMI I VALVULËS SË AORTËS TRANSKATETERIKE (TAVI)
Implantimi i valvulës aortale transkateterike (TAVI) është një procedurë inovative minimalisht invazive nëpërmjet së cilës trajtohet valvula e aortës e ngushtuar (stenozë e valvulës së aortës). Nëpërmjet kësaj procedure realizohet vendosja e valvulës së aortës pa nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale. Valvula e aortës ndodhet midis ventrikulit të majtë dhe arteries kryesore të trupit (aortës). Stenoza e valvulës së aortës ndodh kur fletët e valvulës trashen dhe bëhen të ngurta (kalcifikohen). Si rezultat, valvula nuk mund të hapet plotësisht dhe fluksi i gjakut në trup zvogëlohet.
TAVI ndihmon në rivendosjen e fluksit të gjakut dhe në reduktimin e shenjave të stenozës së valvulës së aortës – të tilla si dhembje gjoksi, të fikët, aritmi dhe lodhje.
Në varësi të gjykimit të mjekut, TAVI mund të realizohet nën anestezi lokale ose të përgjithshme. Nëpërmjet një aksesi arterial dhe përdorimit të një sistemi të sofistikuar kateteresh, nën kontrollin e rrezeve X arrihet në nivelin e valvulës së aortës dhe implantohet një valvul biologjike.
TAVI mund të jetë një opsion për njerëzit që kanë një rrezik të lartë për ndërhyrje, zëvendësim kirurgjikal të valvulës aortale. Vendimi për të trajtuar stenozën e aortës me TAVI merret pas një diskutimi me ekipin e specialistëve, të cilët punojnë së bashku për të përcaktuar opsionin më të mirë të trajtimit për ju.
Çdo pacient i diagnostikuar me stenozë severe të aortës, i cili paraqet një rrezik të lartë për kirurgji të hapur apo është i paoperueshëm, eshte pacient potencial per TAVI.
Mjeku juaj mund të rekomandojë TAVI nëse keni:
- stenozë severe të aortës që shkakton shenja dhe simptoma dhe jeni mbi 75 vjeç;
- realizuar një intervent kardiak të mëparshëm, si psh të jeni portator i një protezë biologjike aortale;
- sëmundje të tjera shoqëruese, si sëmundje të mushkërive ose të veshkave, që e bëjnë operacionin e zëvendësimit të valvulës së aortës shumë të rrezikshëm.
Pacientët që realizojnë TAVI kanë një qëndrojnë për një kohë më të shkurtër në spital dhe rikuperohen më shpejtë, sesa pacientët që realizojnë operacion.
Me një vlerësim të detajuar paraprak dhe një ekip me ekperiencë europiane, suksesi i kësaj ndërhyrjeje është i garantuar!
Aritmologjia
- Implantimi i Pacemaker/Defibrilatorit
- Elekrofiziologji
- Ablacion
Çrregullimet e ritmit dhe të përçimit
Çrregullimet e ritmit përfshijnë patologjitë ku rrahjet e zemrës më të ngadalta apo më të shpejta se normlisht ose të çrregullta/jo ritmike. Te një person i shëndetshëm, rrahjet e zemrës duhet të jenë të ritmike/të rregullta, me shpeshtësi 60-100 rrahje/minutë. Është normale që rrahjet e zemrës të rriten gjatë aktivitetit fizik dhe të ulen në qetësi apo gjatë gjumit. Mosha gjithashtu luan një faktor të rëndësishëm në përcaktimin e shpeshtësisë së rrahjeve që duhet të ketë një individ.
Takikardia : përfaqëson mbi 100 rrahje/minutë të zemrës. Në varësi të origjinës, takikarditë ndahen në atriale apo supraventrikulare (të cilat ndodhin në dhomat e sipërme të zemrës apo parabarkushe) dhe ventrikulare (të cilat ndodhin në dhomat e poshtme të zemrës apo barkushe). Të porsalindurit kanë një puls më të shpejtë sesa adultët.
Bradikardia: përfaqëson nën 60 rrahje/minutë të zemrës. Bradikarditë mund të jenë rezultat i problemeve në prodhimin e impulseve si dhe si rezultat i problemeve në përçimin e tyre. Atletët kanë një puls më të ngadaltë sesa indivdët që nuk merren me sport (zakonisht nën 50 rrahje/minutë).
Rezervo Vizitën
