LABORATORI

LABORATORI

    Laboratori Klinik-Biokimik dhe Bakterologjik në Spitalin Gjerman mundëson pajisje të teknologjisë më të fundit, staf të kualifikuar dhe analiza të sakta mbi diagnostikimin e çdo patologjie. Në shërbimin tuaj 24 orë në shtatë ditë të javës!

    Laboratori pranë Spitalit Gjerman ka qenë në dispozicion të pacientëve që prej fillimit të aktivitetit të tij, rreth 13 vite më parë.

    Me teknologjinë gjermane bashkëkohore, SIEMENS, ky laborator tashmë i akredituar, është konceptuar për të mbuluar jo vetëm kapacitete të mëdha analizash (si analizat e gjakut, analiza CRP, analiza INR, analiza e mëlçisë, tiroides, analiza TSH, analiza GGT), por edhe një gamë shumë të gjerë shërbimesh laboratorike ambulatore.

    Sot ai funksionon si një laborator klinik-biokimik-imunologjik-mikrobiologjik, jo vetëm për pacientët e hospitalizuar, por edhe për pacientët ambulatorë dhe pacientët e siguruar nga kompanitë e ndryshme të sigurimit, për pacientët e pamundur në shtëpi, etj.

    Cilat janë pikat e forta të laboratorit tonë?

    • Pika më fortë e laboratorit tonë është ruajtja e cilësisë dhe konfidencialitetit të pacientit. Për këtë qëllim, Spitali Gjerman ka investuar në mënyrë të vazhdueshme.
    • Makineritë janë të automatizuara, çdo rezultat paraqitet në sistemin informatik në mënyrë që të shmangen gabimet e mundshme njerëzore,si dhe krijon mundësinë e ruajtjes së informacioneve të mëparshme për qëllime krahasimi.
    • Pikë tjetër e fortë e laboratorit është mbulimi i shërbimit 24 orë, çdo ditë të vitit, jo vetëm për analizat e urgjencës por edhe për analiza ambulatore, si edhe ofrimi i shërbimit të laboratorit në shtëpi.

    Ky shërbim cilësor ofrohet falë:

    të cilët ju garantojnë siguri të plotë në ekzaminimet tuaja. Kjo teknologji është në përputhje me protokollet ndërkombëtare të funksionimit të laboratorëve.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite