Njoftime

Një jetë e shpëtuar dhe një tjetër betejë e fituar për Spitalin Gjerman!

Një jetë e shpëtuar dhe një tjetër betejë e fituar për Spitalin Gjerman!

Një ndërhyrje tepër komplekse por me sukses të plotë, është realizuar në Spitalin Gjerman nga ekipi i mjekëve kardiologë.

Një pacient 66-vjeçar, i diagnostikuar prej shumë vitesh me kardiomiopati të dilatuar, iu drejtua spitalit tonë me vështirësi të theksuar në frymëmarrje, rënie në peshë dhe dobësi trupore progresive.

Zemra e pacientit ishte shumë e zmadhuar, me përmasa të barkushes (ventrikuli) së majtë që arrinin në 100 mm, sikurse me funksione të reduktuara në 20%, çka e vështirësonte edhe më shumë trajtimin e rastit në fjalë.

Por, ekipi ynë u organizua në kohë rekord për trajtimin e pacientit. Me profesionalizimin dhe eksperiencën e tyre shumëvjeçare, u bë e mundur vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizuese kardiake).

Çfarë është CRT-D?

Është një stimulues kardiak që vepron edhe si defibrilator, ndërsa dërgon goditje elektrike në zemër sa herë që pajisja zbulon një ritëm jonormal të zemrës, që i rrezikon jetën pacientit.

Në të vërtetë, CRT-D është një pajisje që bart një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por stafi ynë mjekësor kreu një punë të shkëlqyer që u lexua në shëndetin e pacientit fill pas orëve të para të ndërhyrjes.