VALVULA MITRALE

VALVULA MITRALE

    Patologjitë kryesore të Valvulës Mitrale:

    • Prolapsi i valvulës mitrale. Në prolapsin e valvulës mitrale, fletët e valvulës rrëshqasin prapa për shkak të madhësisë jo normale të fletëve, si dhe cilësisë së dobët të indeve, fenomen që ndodh gjatë çdo rrahjeje të zemrës.
    • Regurgitimi i valvulës mitrale. Valvula mitrale nuk mbyllet në mënyrë adekuate, duke bërë që gjaku të ketë një fluks retrograde, që normalisht nuk duhet të jetë i tillë.
    • Stenoza e valvulës mitrale. Trashja, ngurtësimi, si dhe fuzionimi i fletëve të valvulës mitrale bëjnë që hapja e valvulës të ngushtohet. Valvula e ngushtuar redukton ose bllokon rrjedhjen e gjakut ndërmjet dhomave të zemrës, përkatësisht atriumit të majtë dhe ventrikulit të majtë.

    Trajtimi për sëmundjen e valvulës mitrale varet nga shkalla e patologjisë, përparimi i saj si dhe simptomat e pacientit.

    Prolapsi i valulës mitrale. Në prolapsin e valvulës mitrale, fletët e valvulës zhvendosen prapa për shkak të madhësise jo normale të fletëve, si dhe cilësisë së dobët të indeve, fenomen që ndodh gjatë çdo rrahjeje të zemrës.

    Simptomat

    Shumë njerëz me një prolaps të valvulës mitrale nuk kanë simptoma dhe mund të dallohen vetëm gjatë një ekzaminimi të zemrës (ekokardiograma) të kryer për një arsye tjetër.

    Prolapsi i valvulës mitrale ndonjëherë mund të shkaktojë:

    • marramendje
    • gulçim
    • lodhje
    • rrahje të parregullta të zemrës (aritmi) ose rrahje të dukshme të zemrës (palpitacione)
    • regurgitimi mitrale

    Shkaqet

    Prolapsi i valvulës mitrale zakonisht shkaktohet nga problemet me indet që bashkojnë valvulën mitrale me muskulin e zemrës. Disa njerëz lindin me këtë gjendje dhe është më e zakonshme te njerëzit me çrregullime të indit lidhor, siç është sindroma Marfan. Rrallë, mund të shkaktohet nga dëmtimi i vetë muskujve të zemrës - për shembull, si rezultat i një ataku në zemër.

    Mjekimi

    Zakonisht, kjo patologji nuk ka nevojë për trajtim nëse nuk keni simptoma. Mjeku juaj mund të sugjerojë ndryshime në stilin e jetës, të tilla si ndalimi i duhanit, kafeinës dhe alkoolit, si dhe të rekomandojë kontrolle të rregullta për të monitoruar gjendjen tuaj.  Nëse keni simptoma apo disfunksion të rëndësishëm të valvulës mitrale, terapia medikamentoze, si dhe kirurgjia e valvulës mitrale mund të rekomandohet.

    Regurgitimi i valvulës mitrale. Valvula mitrale nuk mbyllet në mënyre adekuate, duke bërë që gjaku të kete një fluks retrograde, që normalisht nuk duhet të jetë I tillë.

    Simptomat

    Regurgitimi i valvulës mitrale nuk shfaq gjithmonë simptoma.

    Simptomat më të shpeshta që mund të shfaqë janë:

    • marramendje
    • gulçim
    • lodhje
    • dhembje gjoksi

    Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në: fibrilacion atrial, hipertension pulmonar dhe insuficiencë kadiake.

    Shkaqet

    Regurgitimi mitral ndodh nëse valvula mitrale nuk mund të mbyllet në mënyrë adekuate. Kjo zakonisht shkaktohet nga:

    • prolapsi i valvulës mitrale
    • zgjerimi i unazës (anulusit)
    • kardiomiopatite
    • endokarditi
    • sëmundjet kongjenitale të zemrës

    Mjekimi

    Nëse keni simptoma ose regurgitimi mitral është i konsiderueshem, mjeku juaj mund të rekomandojë:

    • medikamente për të përmirësuar simptomat - të tilla si diuretikët dhe medikamente për të trajtuar aritmitë prezente
    • kirurgji në zemër të hapur - për të riparuar ose zëvendësuar valvulën mitrale
    • MitraClip (klipi mitral)- një procedurë e riparimit të valvulës mitrale nëpërmjet rrugës perkutane

    Stenoza e valvulës mitrale. Trashja, ngurtësimi, si dhe fuzionimi i fletëve të valvulës mitrale bëjnë që hapja e valvulës të ngushtohet. Valvula e ngushtuar redukton ose bllokon rrjedhjen e gjakut ndërmjet dhomave të zemrës, përkatësisht atriumit të majtë dhe ventrikulit të majtë.

    Kirurgjia e valvulës mitrale

    Kirurgjia e valvulës mitrale rekomadohet nisur nga simptomat dhe shkalla e përparimit të patologjisë së valvulës mitrale dhe konsiston në:

    • Riparimin e valvulës mitrale, kryesisht për trajtimin e prolapsit ose regurgitimit të valvulës mitrale.
    • Zëvendësimin e valvulës mitrale, ku zëvendesohet valvula mitrale me një valvul mekanike ose një valvul të bërë nga indet e kafshëve (një valvul bioprotetike). Zakonisht, kjo bëhet vetëm nëse keni stenozë, prolaps ose regurgitim mitral që nuk mund të riparohet.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite