VALVULA E AORTËS

VALVULA E AORTËS

    Patologjitë kryesore të Valulës së Aortës:

    • Stenoza e valvulës së aortës. Trashja, ngurtësimi, si dhe fuzionimi i fletëve të valvulës së aortës, bëjnë që hapja e valvulës të ngushtohet. Valvula e ngushtuar redukton ose bllokon rrjedhjen e gjakut nga zemra në pjesët e tjera të trupit.
    • Regurgitimi i valvulës së aortës. Valvula e aortës nuk mbyllet në mënyrë adekuate, duke bërë që gjaku të ketë një fluks retrograde, që normalisht nuk duhet të jetë i tillë.

    Sëmundjet e valvulës së aortës mund të jenë të pranishme në lindje (sëmundje kongjenitale të zemrës), ose mund të ndodhin gjatë jetës për shkak të kushteve të tjera shëndetësore apo moshës.

    Trajtimi për patologjitë e valvulës së aortës varet nga lloji dhe severiteti i sëmundjes.

    Simptomat

    Disa njerëz me sëmundje të valvulës së aortës mund të mos vërejnë simptoma për shumë vite. Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së valvulës së aortës mund të përfshijnë:

    • dhembje ose shtrëngim në gjoks
    • marramendje
    • të fikët (sinkop)
    • lodhje pas aktivitetit fizik ose pafuqi
    • rrahje jo te rregullta të zemrës
    • mungesë të frymëmarrjes, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik ose kur jeni shtrirë
    • mungesë oreksi (kryesisht te fëmijët me stenozë të valvulës aortale)
    • shtimi i pamjaftueshëm i peshës (kryesisht te fëmijët me stenozë të valvulës aortale)

    Nëse keni dhembje të papritur në gjoks, duezht të kërkoni ndihmë mjekësore urgjente.

    Lini një takim me mjekun kardiolog nëse keni shenja ose simptoma të sëmundjes së valvulave, të tilla si gulçim, lodhje pas aktivitetit ose rrahje të çrregullta të zemrës. Ndonjëherë shenjat e para të sëmundjes së valvulës se aortale lidhen me insuficiencën kardiake, duke shfaqur ënjtje të kyçeve dhe këmbëve.

    Shkaqet

    Sëmundja e valvulës së aortës mund të shkaktohet nga një defekt i zemrës i pranishëm në lindje (defekt kongjenital i zemrës). Shkaqe të tjera të sëmundjes së valvulës së aortës, që shfaqen më vonë, përfshijnë:

    • ndryshime të lidhura me moshën
    • infeksione
    • Tension të lartë të gjakut
    • dëmtime mekanike

    Faktorët predispozues

    • Mosha. Depozitat e kalciumit mund të grumbullohen në valvulën e aortës me kalimin e viteve, duke bërë që valvula e aortës të ngurtësohet dhe të ngushtohet.
    • Problemet e valvulave të zemrës të pranishme në lindje (defekte kongjenitale të zemrës). Disa njerëz lindin me një anomali të numrit të fletëve të valvulës së aortës, duke rritur rrezikun e regurgitimit të valvulës aortale.
    • Ethet reumatizmale. Ky ndërlikim i streptokokut mund të shkaktojë stenozë të aortës. Nëse keni sëmundje të valvulave të zemrës për shkak të etheve reumatizmale, kjo quhet sëmundje reumatizmale e zemrës. Nëse jo, quhet sëmundje joreumatizmale e zemrës.
    • Inflamacioni i veshjes së brendshme të dhomave dhe valvulave të zemrës (endokarditi). Kjo gjendje kërcënuese për jetën zakonisht shkaktohet nga infeksioni. Mund të dëmtojë valvulën e aortës.
    • Radioterapia në gjoks. Disa lloje të kancerit trajtohen me radioterapi. Simptomat e sëmundjes së valvulave të zemrës mund të mos vihen re deri shumë vite pas marrjes së terapisë me rrezatim.
    • Arsye të tjera: Sëmundja kronike e veshkave, sindroma e lupusit dhe Marfanit, sëmundje të indit lidhor, mund të rrisin rrezikun e stenozës ose regurgitimit të aortës.

    Komplikacionet

    Komplikimet e mundshme të sëmundjes së valvulës së aortës mund të përfshijnë:

    • mpiksje gjaku
    • stroke
    • infrakt
    • aritmi
    • vdekje për shkak të arrestit të papritur kardiak

    Diagnostikimi dhe trajtimi në kohën e duhur mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të komplikacioneve.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite