TRAUMAT SPORTIVE

TRAUMAT SPORTIVE

    1. rupturat e ligamenteve (Ligamenti Cruciat)
    2. dëmtimet e meniskut

    Këto janë patologjitë më të shpeshta, kryesisht traumatike (dëmtime sportive), të cilat shoqërohen me shenjat:

    • dhembje,
    • edemë të gjurit deri në kufizim të lëvizjes.

     

    Diagnostikimi në Spitalin Gjerman realizohet në kohë reale me Rezonancë Magnetike të tekonologjisë më të fundit.

    Trajtimi i tyre realizohet nëpërmjet kirurgjisë mini invazive (artroskopisë) që mundëson rikuperim të shpejtë pas ndërhyrjes.

    Artroskopia është një ekzaminim mini-invaziv i artikulacionit me një kamerë speciale optike që quhet artroskop. Nëpërmjet këtij ekzaminimi vlerësohen dëmtimet e artikulacionit dhe nëse është e nevojshme, mund të bëhet edhe operacion në artikulacion, pa kirurgji të hapur për të korrigjuar dëmtimet .

    Artroskopia përdoret veçanërisht në artikulacionin e gjurit ose të shpatullës, megjithatë mund të përdoret edhe në artikulacione të tjera.

    Shkaqet më të shpeshta që çojnë në kryerjen e artroskopisë së gjurit janë:

    • dëmtimet si rezultat i aktivitetit sportiv: dëmtime të meniskut apo të ligamentit kruciat (të gjurit)
    • artroza
    • sëmundjet reumatizmale

    Shkaqet më të shpeshta që çojnë në kryerjen e një artroskopie të shpatullës janë:

    • sindroma e konfliktit sub-akromial në shpatull
    • dëmtimi i muskulaturës së shpatullës – këputje e tendineve të manshetave rrotulluese
    • paqëndrueshmëria e shpatullës
    • bursiti
    • këputja e tendinit të muskulit biceps të krahut

    Zakonisht përpara artroskopisë bëhet rezonanca magnetike. Kur imazhet e përftuara nga kjo e fundit nuk janë të qarta, atëherë shërben artroskopia si alternativë për evidentimin e problemit në artikulacion.

    Ky ekzaminim paraqet rrezik të ulët duke e bërë këtë procedurë mjaft komode për pacientin.

    Çfarë duhet të konsiderojë pacienti përpara artroskopisë?

    Pacienti duhet të jetë esëll. Pacientët që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet t’i ndërpresin ato mundësisht disa ditë përpara, ose të zëvendësohet marrja e tyre me lloje të tjerë holluesish sipas rekomandimit të mjekut.

    Si realizohet artroskopia?

    Zakonisht pacienti i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme, rrallë asaj lokale. Pasi dezinfektohet tërësisht zona e artikulacionit ku do të kryhet procedura, behet një prerje e vogël e lëkurës, ku futet artroskopi. Një kamerë e vogël e integruar transmeton në monitor një imazh të zmadhuar të brendësisë së artikulacionit. Realizohen edhe dy prerje të tjera të vogla të lëkurës, ku futen instrumente të ndryshme kirurgjikale për të kryer riparimet e nevojshme të artikulacionit. Në fund të operacionit, hiqen artroskopi, instrumentet kirurgjikale dhe plagët e prerjeve mbyllen me qepje.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite