SKANER
SKANER
Skanimi CT (tomografi e kompjuterizuar)
Tomografia e kompjuterizuar (CT) është një metodë diagnostike joinvazive, e cila përdor një seri rrezesh X për të ekzaminuar strukturat brenda trupit. CT përdor një llambë me rreze X, e cila rrotullohet 360 o në një rreth të mbyllur dhe arrin të marrë prerje shumë të holla dhe me rezolucion të lartë të eshtrave, muskujve, organeve dhe enëve të gjakut, që nëpërmjet kompjuterit prodhohen në imazhe.
Cfarë tip skaneri duhet të zgjedh për shëndetin tim?
Pa dyshim skanerin tonë, një model “Siemens Somatom Prospective”, me 128 detektorë, super i shpejtë dhe me dozë të ulët rrezatimi. Pranë Departamentit të Radiologjisë, ju ofrohet mundësia për të kryer ekzaminime cilësore dhe me teknologji moderne bashkëkohore.
Si të përgatitemi për një skanim CT?
Në ditën e ekzaminimit, duhet ti kushtoni vëmendje: Planifikimit për të mbërritur në spital 30 minuta përpara orarit të caktuar; Paraqitjes në recepsionin e Spitalit Gjerman, për t’u regjistruar për procedurën e ekzaminimit nëpërmjet të dhënave tuaja personale; Shoqërimit në ambientin e Radiologjisë, ku do t’ju merret pa pagesë një analizë gjaku (kreatinemi, për të kontrolluar funksionin e veshkave) përpara ekzaminimit. Shpjegimit të teknikëve për procedurën përkatëse, për të vazhduar më tej me ekzaminimin; Kërkesës për të konsumuar ujë nga 30 minuta deri në 2 orë, para ekzaminimit; Kërkesës për të qenë i pangrenë për 4-5 orë, para ekzaminimit.
Në rastet e ekzaminimeve me kontrast:
Ju vendoset një kanjule (vigon) dhe me tej ju kërkohet të qëndroni në ambientet tona edhe 30 minuta pas përfundimit të ekzaminimit (kjo për të qëndruar në monitorim për reaksione të mundshme alergjike). Ju hiqet vigoni dhe jeni të lirë të vazhdoni ditën tuaj. E gjithë procedura, nga regjistrimi deri në largim, zgjat 60- 90 minuta. Gjatë ditës, ju rekomandohet të konsumoni sasi të likideve mbi 2L në ditë. Nëse jeni diabetik dhe merrni Metformine (Siofor, Glucophage), ju rekomandohet ndërprerja e medikamentit një ditë përpara ekzaminimit dhe në ditën pasuese. Ju do të njoftoheni me një telefonatë në momentin që raporti juaj do të jetë gati.
Çfarë ndodh gjatë ekzaminimit skanerik?
Gjatë ekzaminimit, ju do të shtriheni në shpinë në një tavolinë (si një shtrat). Kur fillon skanimi shtrati leviz ngadale. Duhet te qendroni sa me te palevizshem qe te jete e mundur, sepse levizja mund e krijoje imazhe te paqarta. Nese ekzaminimi kerkon edhe injektimin e agjentit te kontrastit do te ndjeni nje ngrohtesi pergjate gjithe trupit ose te keni nje shije metalike ne goje.
Sa kohë zgjat testi?
Në mënyrë tipike, duhet të parapërgatiteni për një skanim CT brenda një ore e gjysmë. Vetë skanimi zgjat nga 10 deri në 30 minuta, ose më pak. Në përgjithësi, ju mund të rifilloni aktivitetet tuaja pas kryerjes së ekzaminimit.
Sa kohë duhet për t’i marrë rezultatet?
Rezultatet e skanimit zakonisht zgjasin 24 orë. Një radiolog, një mjek i specializuar në leximin, interpretimin e skanimit CT dhe imazheve të tjera radiologjike, do të shqyrtojë skanimin tuaj dhe do të përgatisë një raport shpjegues. Në një mjedis si spitali ose dhoma e urgjencës, ofruesit e kujdesit shëndetësor shpesh i marrin rezultatet brenda një ore.
Cilat organe mund të diagnostikohen me CT?
Në departamentin tonë kryhen të gjitha ekzaminimet skanerike si:
- CT koke
- CT e sinuseve paranazale
- CT e veshit të mesëm
- CT qafe
- CT thoraksi
- CT abdomeni
- CT e pelvisit
- CT e ekstremiteteve ( art.scapulo-humeral, humeus, art.cubiti, art.radio-carpal,
mani, art.kokso-femoral, femuri, art.genu, kerciri, art.talo-crural, pedis). - CT e kolonës vertebrale (cervikale, torakale, lumbare, sacrale)
- CT e glandulës tiroide.
CT – Angiografi
- CTA koke
- CTA e arterieve karotide
- CTA e aortës torakale
- CTA e aortës abdominale
- CTA e arterive renale
- CTA e arterive periferike
- CTA pulmoni
- CTA e arterieve coronare
- CTA e aortës dhe e arterieve koronare (double rule out)
- CTA e aortës dhe e arterieve pulmonare
- CTA e aortës, arterieve pulmonare dhe e arterieve koronare (triple rule out)