Prof. Sokol Xhepa

Kirurg Vaskular

Prof. Sokol Xhepa ka një përvojë 25 vjeçare si kirurg vaskular. Ai është një ndër kirurgët vaskularë me më tepër eksperiencë në Shqipëri, me specializime dhe me trajnime të shumta ndërkombëtare.

Prof. Xhepa është lektor në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe ka një aktivitet të gjerë si organizator, drejtues dhe pjesëmarrës në referime dhe aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i spitalit tonë me Prof. Xhepën ka filluar që në krijimin e spitalit dhe vazhdon me shumë sukses në sajë të profesionalizmit të tij maksimal.

Ai kryen të gjithë gamën e interventeve vaskulare dhe në veçanti shquhet për trajtimin kirurgjikal të stenozave të arterieve karotide, të trombozave të arterieve periferike dhe të venave varikoze (variçeve) të ndërlikuara.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp