Prof. Jacob Zeitani

Mjek Kardiokirurg

Departamenti i Kardiokirurgjisë në “German Hospital International” është nën drejtimin e mjekut kardiokirurg të mirënjohur europian Prof. Jacob Zeitani. Prof. Jacob Zeitani është i specializuar në realizimin e ndërhyrjeve komplekse kardiokirurgjikale, të lindura dhe të fituara. Aktiviteti klinik i tij është shumë i gjerë, me një numër të lartë interventesh si operator primar në intervente të shumëllojshme, si revaskularizimi kirurgjikal i arterive koronare, trajtimi kirurgjikal i patologjive valvulare (mitrale, aortale, trikuspidale) dhe aortës, si dhe ndërhyrje tejet komplekse endovaskulare dhe hibride.

I shkolluar në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë “La Sapienza” në Romë dhe i specializuar në degën e kardiokiurgjisë, në Universitetin e Tor Vergatës në Romë dhe spitalin St. Antonious në Hollandë, Prof. Zeitani, tashmë prej shumë vitesh, ushtron profesionin në Spitalin Gjerman.

Prof. Zeitani ka një ekperiencë shumëvjecare në mësimdhënie në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Universitetin e Ferrares, në specializimin e kardiokirurgjisë dhe në Teknikat e Fispatologjisë Kardiocirkulatore dhe Perfuzionit Kardiovaskular në Universitetin e Tor Vergatës, duke fituar përvojë shkencore dhe klinike. Krahas aktivitetit klinik, prof Zeitani ka kryer aktivitete të shumta kërkimore.

Prof. Zeitani ka shkruar disa punime kërkimore dhe shkencore që janë botuar në revista me ndikim, të cilat janë cituar në mbi 100 botime. Ai ka shprehur interes të madh për patologjinë e aortës. Ka kryer operacione të shumta elektive dhe urgjente, gjithashtu redo në rrënjën e aortës (S. e Marfanit), të harkut aortës, duke përdorur proteza Dacron dhe proteza hibride. Po kështu, në këtë fushë, bazuar në përvojën e fituar, ka projektuar aparatura të ndryshme vaskulare për të thjeshtuar dhe reduktuar rrezikun operator.

Në veçanti, Prof. Jacob Zeitani ka projektuar një protezë hibride për patologjinë e aortës me prekje të traktit aortik torako-abdominal. Kohët e fundit ka zhvilluar një tjetër protezë hibride për të reduktuar rrezikun operator në trajtimim e harkut të aortës dhe aortës torakale descendente (paraqitur në Zyrën e Patentave të SHBA, shtator 2019). Prof Zeitani është ftuar të kryejë operacione komplekse në harkun e aortës si në Evropë ashtu edhe në Ekuador. Për më tepër, që nga viti 2019 është konsulent shkencor dhe klinik për Sindromin Marfan në qendrën e ekselencës në Izrael Tel Hashomer, në Qendrën Mjekësore Sheba (spitali u rendit ndër 10 spitalet më të mira në botë sipas Newsweek në 2019).

Përveç patologjive të aortës, Prof. Zeitani ka zhvilluar një aparat, për korrigjimin e insuficiencës së valvulës mitrale. Ai është themelues dhe është ende drejtor klinik e Inner Core medical, një kompani startup. Prof Zeitani ka konceptuar, praktikuar dhe ka publikuar punime me një interes teknik kirurgjikal. Në 5 vitet e fundit, ai e ka ndarë kohën e tij midis aktivitetit kërkimor, veçanërisht në Izrael dhe Itali, ku ka kryer dhe koordinuar projektin e valvulës mitrale.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp