Prof. Asoc. Marsida Krasniqi

Okuliste

Prof. Asoc Marsida Krasniqi është mjeke pranë Spitalit Gjerman dhe lektore në Departamentin e Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Ajo fitoi titullin akademik “Profesor i Asociuar” në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Zotëron një diplomë të integruar nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “TorVergata” (MSh në Mjekësi dhe Kirurgji), nga Universiteti “TorVergata”, në Romë Itali (Licensuar në Mjekësi dhe Kirurgji), nga Universiteti “Zoja e Këshillit të mirë” (Doktoratë në Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë), dhe nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (Specializim në Oftalmologji). Prof. Krasniqi zotëron trajnime dhe specializime jashtë vendit, siç është kualifikimi për Okuloplastikë në “Columbia University”, “Presbyterian Hospital” në New York dhe kualifikimi në kirurgjinë refraktive në “Etape Intstitut” në Egjipt.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp