prof asc alfred ibrahimi

Prof. Asc. Alfred Ibrahimi

Mjek Anestezist-Reanimator

Prof. Asc. Alfred Ibrahimi është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, pranë Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Tiranës, për të vazhduar më pas specializimin për Anestezi-Reanimacion pranë Fakultetit të Mjekësisë Universiteti i Tiranës në vitet 2002-2006.

Menjëherë pas përfundimit të specializimit Prof. Asc. Alfred Ibrahimi është emëruar si Anestezist-Reanimator në shërbimin e Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke vazhduar trajnime të njëpasnjëshme në këtë fushë, nga të cilat vlen të përmenden: Specializimi në Itali në vitin 2007 për Anestezinë në Kardiokirurgji dhe Eko Transezofageale.

Në vitin 2009 është trajnuar në Japoni mbi Anestezinë në Kirurgjinë Pediatrike dhe atë Vaskulare, si dhe mbi Asistencën Ventrikulare me zemrat artificiale.
Në vitin 2011 Prof. Asc. Alfred Ibrahimi është specializuar jashtë vendit mbi Terapinë Renale Zëvendësuese (CRRT) duke e prezantuar këtë si risi dhe në vendin tonë e duke shpëtuar shumë jetë njerëzish falë kësaj teknike edhe sot e kësaj dite.

Prof. Asc. Alfred Ibrahimi është aktualisht pedagog i jashtëm në Departamentin e Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranëm dhe prej 1 viti është përfaqësues i Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë në Shoqatën Europiane të Anestezistëve dhe Intensivistëve (ESAIC).
Pjesëmarrja e tij aktive në Konferenca dhe Kongrese Mjekësore brenda dhe jashtë vendit është e vazhdueshme, si dhe botimet e artikujve shkencorë në revista nga më prestigjozet, duke pasqyruar punën e tij të palodhur.

Prof. Asc. Alfred Ibrahimi spikat për përkushtimin e tij ndaj pacientëve me përgjegjësi të plotë në realizimin me sukses të interventeve të nivelit të lartë të vështirësisë në të gjitha moshat dhe llojet e kirurgjisë. Ai i dedikohet plotësisht pacientëve me durim dhe profesionalitet.
Prej themelimit të “German Hospital International”, Prof. Asc. Ibrahimi është pjesë shumë e rëndësishme e stafit të spitalit tonë, duke i rritur vlerat profesionalizmit që ofrojmë.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp