OSTEOARTRITI I GJURIT (GONARTHROSIS)

OSTEOARTRITI I GJURIT (GONARTHROSIS)

    Gonarthrosis është një sëmundje, për të cilën numri rasteve të reja është gjithnjë në dhe karakterizohet me konsumimin e artikulacionit të gjurit që çon në:

    • dhembje të gjurit,
    • vështirësi në ecje,
    • edemë të gjurit.

    Ky problem diagnostikohet me teknologjinë më të fundit imazherike, radiografi dhe rezonancë magnetike.

    Trajtimi realizohet me dy mënyra:

    trajtim konservativ me injeksione intraartikulare:

    1. Acidi Hyaluronic
    2. PRP-platet rich plasma

    Injektimi i acidit hialuronik në artikulacione i përket gjeneratës së re të trajtimit të këtyre patologjive.

    Acidi hialuronik është një përbërës natyral, i cili gjendet në inde të ndryshme të trupit të njeriut dhe perdorimi i tij për osteoartritin në gju është i miratuar nga FDA dhe vepron duke:

    • rritur viskozitetit dhe sasinë e lëngut sinovial,
    • reduktuar fërkimet e sipërfaqeve të përbashkëta artikulare,
    • rritur qelizat kondrocite për të siguruar rigjenerimin dhe parandalimin e proceseve inflamatore.

    PRP (plazmë e pasur me trombocite) përfaqëson një trajtim biologjik për dëmtime të ndryshme muskuloskeletale, që përfshijnë tendinat, ligamentet, kërcet dhe kockat. Ky produkt përftohet nga gjaku i vetë pacientit me një përqendrim tepër të lartë trombocitesh, i pasur me faktorë të rritjes (GF) dhe citokina, të cilat janë faktuar se iniciojnë dhe nxisin shërimin duke stimuluar migrimin dhe përhapjen e qelizave, angiogjenezën (neovaskularizimin) dhe sintezën e matricës. Këto shërbejnë si pika kyçe për shërim/rigjenerim efektiv falë metodave më të sigurta për ju dhe mjekëve tanë ortopedë.

    Përdorimet e PRP

    PRP në Osteoartritin e gjurit

    Trajtimi i dëmtimeve të kërcit është ende një sfidë për zhvillimet ortopedike. Për të kapërcyer këtë pengesë, po provohen trajtime të reja të bazuara në mjekësinë rigjeneruese, përkatësisht PRP. Injektimi intra-artikular i PRP transporton dhe depoziton shumë ndërmjetës bioaktivë: një armatë e pasur me GF (faktori rritës i trombociteve dhe fibrina), së bashku me GF (faktorin rritës plazmatik), HGF (faktori i rritjes së hepatociteve) dhe IGF-1 (faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën-1). Këta ndërmjetës, të pranishëm brenda PRP, stimulojnë përhapjen dhe migrimin e qelizave, sintezën dhe depozitimin e komponentëve të matricës jashtëqelizore (ECM). Angiogjeneza dhe rimodelimi i indeve brenda një rrjeti fibrine autolog, çlirohen gradualisht dhe është provuar se reduktojnë ndjeshëm dhimbjen, përmirësojnë ngurtësinë e kyçeve dhe funksionin fiziko-mekanik në pacientët me osteoartrit/artrozë gjuri.

    Infiltrimet intra-artikulare dhe intra-kockore të plazmës së pasur me trombocite (PRP) stimulojnë sintezën e acidit hialuronik (HA) dhe lubricinës nga sinoviocitet dhe kondrocitet,  të cilat favorizojnë diferencimin dhe shërimin në nivele qelizore.

    PRP përdoret te pacientët që vuajnë nga OA e gjurit dhe është treguar të jetë i sigurt dhe efikas në përmirësimin e simptomave klinike.

    PRP në patologjitë e tendinave

    Dëmtimet e tendinave janë bërë një problem i përhapur, jo vetëm tek atletët e rinj, por edhe në popullatën e përgjithshme, veçanërisht në atë të moshuarën. Tendinat më të zakonshme të prekura përfshijnë ato përreth supit, bërrylit dhe kyçit të dorës, tendinit patelar dhe atij të Akilit.

    • Bursiti inflamator i supit
    • Epikondiliti lateral

    Epikondiliti lateral (LE)-dhimbja në pjesën laterale/të jashtme të bërrylit ka një prevalencë të shtuar. Terapitë konservative përfshijnë pushim, terapi fizike dhe/ose injeksione steroide. Kohët e fundit, PRP ka marrë vëmendje më të madhe si një opsion i mundshëm trajtimi afatgjatë në raste të rënda për të evituar kirurgjinë.

    • Tendinopatia patelare
    • Tendinopatia/ruptura e pjesshme e Tendinit të Akilit
    • Dëmtime të Manshetës Rotatore

    Dëmtimet Meniskale dhe ligamentet e gjurit

    Aplikimi i PRP në pacientët e operuar dhe ata jo të operuar ka provuar rezultate klinike shumë të mira në ecurinë e pacientëve.

    Fasciti Plantar

    Avantazhet/Përfitimet e PRP

    PRP ka përparësi të shumta:

    • produkt biologjik autolog-i vetë pacientit (jo industrial)
    • lehtësisht i aksesueshëm
    • përgatitje e shpejtë
    • komplikacione minimale
    • kosto e ulët
    • mund të parandalojë kirurgjinë madhore të dëmtimeve osteoartikulare.

    Trajtim kirurgjikal që konsiston në zëvendësimin me protezë të artikulacionit që përmirëson menjëherë jetën e pacientit.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite