LIPOMA
LIPOMA

Lipoma është një grumbullim yndyror me rritje të ngadaltë, e cila më së shpeshti ndodhet midis lëkurës dhe shtresës së muskujve. Lipoma ndihet e fortë në prekje dhe e lëvizsshme me pak presion të lehtë të gishtit.
Lipoma nuk është kancer dhe zakonisht është e padëmshme. Trajtimi në përgjithësi nuk është i nevojshëm, por nëse lipoma ju shqetëson estetikisht, është e dhembshme apo po rritet, nxitet heqja e saj.
Simptomat
Lipomat mund të shfaqen kudo në trup. Zakonisht ato janë:
- Të vendosura vetëm nën lëkurë. Ato zakonisht ndodhen në qafë, shpatulla, shpinë, bark, krahë dhe kofshë.
- Të forta në prekje dhe lëvizin lehtësisht me pak presion të lehtë të gishtit.
- Në përgjithësi të vogla. Lipomat janë zakonisht më pak se 5 centimetra në diametër, por mund të rriten.
- Ndonjëherë të dhembshme. Lipomat mund të jenë të dhembshme nëse rriten dhe shtypin nervat e afërta ose nëse përmbajnë shumë enë gjaku.
Shkaqet:
Shkaku i lipomave nuk është kuptuar plotësisht, por faktorët gjenetikë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre.
Diagnoza
- ekzaminimi objektiv
- biopsia
- ekografia dhe ekzaminimet e tjera imazherike si CT apo MRI
Ekziston një mundësi shumë e vogël që një formacion i cili i ngjan një lipome mund të jetë në të vërtetë një formë kanceri e quajtur liposarkoma. Liposarkomat rriten me shpejtësi, nuk lëvizin nën lëkurë dhe zakonisht janë të dhembshme.
Mjekimi
Trajtimet e lipomës përfshijnë:
- Heqjen kirurgjikale. Përsëritjet pas heqjes janë të rralla.
- Ky trajtim përdor një shiringë të madhe për të hequr materialin yndyror.
Rezervo Vizitën