KANCERI I KOLECISTËS (FSHIKËZËS SË TËMTHIT)
KANCERI I KOLECISTËS (FSHIKËZËS SË TËMTHIT)
Kanceri i kolecistës është një rritje jonormale e qelizave që përbëjnë këtë organ.
Kolecista është një organ i vogël në formë dardhe në anën e djathtë të abdomenit, shume pranë mëlçisë. Kolecista grumbullon lëngun biliar, një lëng tretës të prodhuar nga mëlçia.
Kanceri i kolecistës është i rrallë. Kur kjo patologji diagnostikohet në faza të hershme, prognoza dhe ecuria janë mjaft të mira. Fatkeqësisht, kjo sëmundje mund të mos zbulohet derisa të avancojë, sepse shpesh nuk shkakton shenja ose simptoma specifike.
Simptomat:
- dhembje barku, veçanërisht në pjesën e sipërme të djathtë të barkut
- fryrje barku
- humbje në peshë
- zverdhje të lëkurës dhe të së bardhës së syve (ikter)
Shkaqet:
Akoma nuk është e qartë se çfarë e shkakton kancerin e kolecistës, por në të gjitha rastet e studiuara janë evidentuar mutacione gjenetike që prekin zhvillimin e qelizave të këtij organi.
Faktorët e rrezikut:
- gjinia femër paraqet rrezik më të lartë për të zhvilluar kancer të kolecistës
- mosha e madhe
- kalkuloza e kolecistës
- patologjitë preekzistuese të kolecistës (polipet, infeksionet)
- kolangiti
Diagnostikimi:
- analiza të gjakut (teste të funksionit të mëlçisë)
- eko Abdominale
- ekzaminime imazherike (MRI)
Stadifikimi i përhapjes pas diagnostikimit realizohet nëpërmjet:
- kirurgjisë eksplorative – mjeku juaj mund të rekomandojë kirurgji për të parë nga afër për shenja nëse kanceri i kolecistës është përhapur;
- laparoskopisë – kirurgu bën një prerje të vogël në bark dhe fut një kamerë, e cila e lejon të ekzaminojë organet që rrethojnë kolecistën;
- testeve për ekzaminimin e kanaleve biliare (MRCP apo ERCP);
- ekzaminimeve imazherike (CT apo MRI).
Trajtimi
Përzgjedhja e rrugës së trajtimit do të vendoset në varësi të stadit të patologjisë, gjendjes së përgjithshme të pacientit dhe sigurisht do të merret në konsideratë dhe dëshira e tij.
- Kirurgjikal
Kolecistektomia (kirurgjia ku hiqet vetëm kolecista). Kirurgjia për të hequr fshikëzën e tëmthit dhe një pjesë të mëlçisë.
- Kimioterapia
- Radioterapia
- Imunoterapia