KANCERI I HEPARIT (MËLÇISË)
KANCERI I HEPARIT (MËLÇISË)
Hepatokarcinoma primare (kanceri i mëlçisë) është tumor malinj i mëlçisë, i cili e ka fillesën e tij po në melci dhe nuk është rast i metastazave të sëmundjeve të tjera malinje të organizmit, të cilat përhapen edhe në mëlçi. Është një tumor shumë i përhapur që prek më tepër meshkujt se femrat.
Simptomat:
Kanceri i mëlçisë mund të jetë asimptomatik ose shumë i vështirë për t’u dalluar.
Simptomat janë të njëjta nëse kanceri i mëlçisë fillon në mëlçi ose përhapet nga një pjesë tjetër e trupit (metastaza).
Simptomat mund të përfshijnë:
- Ikter- lëkura juaj ose e bardha e syve tuaj zverdhen
- Dhembje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut ose në shpatullën e djathtë
- Humbje të oreksit ose humbje të pavullnetshme të peshës për një kohë të shkurtër
- Lodhje dhe dobësi trupore
- Gjendje e përgjithshme jo e mirë
- Fryrje vetëm në anën e djathtë të barkut tuaj
Faktorë rreziku:
- mosha mbi 60 vjeç
- gjinia mashkull
- sëmundjet si hepatiti, cirroza e mëlçisë, gurët në tëmth, diabeti, HIV
- historitë familjare për kancer primar të mëlçisë
Diagnostikimi:
- Konsultë te Gastrohepatologu
- Ekzaminime laboratorike
- Ekografi Abdominale, CT ose MRI
- Biopsi
Trajtimi:
- kirurgjia – Mjeku kirurg do të heqë një pjesë (nëse kanceri i mëlçisë zbulohet herët, është i vogël dhe nuk është përhapur) ose të gjithë mëlçinë tuaj (transplant i mëlçisë për të zëvendësuar mëlçinë tuaj me një të dhuruar).
- kemioterapia
- Radioterapia
- ablacioni me radiofrekuencë
- TACE Transarterial Chemoembolimi – bllokimi i arteries që furnizon me gjak masën tumorale
- trajtimi Paliativ
Prognoza:
Në rastin e kancerit të paoperueshëm të mëlçisë, mbijetesa në 5 vjet është mesatarisht 50%. Diagnoza e kancerit të mëlçisë është në faza të avancuara dhe ecuria e tij është jo e mirë.
Parandalimi:
- vaksinimi kundër hepatitit B
- evitimi i konsumimit të tepruar të alkoolit
- stili i shëndetshëm i jetesës
- ekzaminimi ekografik i mëlçisë çdo 3-6 muaj te çdo pacient i diagnostikuar me cirrozë