KANCERI I EZOFAGUT
KANCERI I EZOFAGUT
Kanceri i ezofagut është një sëmundje në të cilën qelizat malinje (kancerogjene) formohen në indet e ezofagut.
Ezofagu është një tub muskulor që lëviz ushqimin dhe lëngjet nga fyti në stomak. Muri i ezofagut përbëhet nga disa shtresa të indeve, duke përfshirë mukozën, muskujt dhe indin lidhor. Kanceri i ezofagut fillon në shtresën e brendshme të ezofagut dhe përhapet jashtë përmes shtresave të tjera, ndërsa rritet.
Dy format më të zakonshme të kancerit të ezofagut emërtohen për llojin e qelizave që bëhen malinje (kanceroze):
- karcinoma e qelizave skuamoze
- adenokarcinoma
Simptomat:
- vështirësi në gëlltitje
- rënie në peshë
- dhembje prapa gjoksit
- ngjirje e zërit dhe kollë
- dispepsi dhe urth
Faktorët e rrezikut:
- duhanpirja
- abuzimi me alkoolin
- Ezofag Barrett – Qelizat në ezofag kanë ndryshuar ose janë zëvendësuar me qeliza jonormale që mund të çojnë në kancer të ezofagut. Refluksi gastrik (urthi) është shkaku më i zakonshëm i ezofagut Barrett.
- mosha e madhe
Diagnostikimi:
- ekzaminimi objektiv dhe historia shëndetësore
- radiografia torakale dhe ekzaminime imazherike si CT
- ezofagoskopia
- biopsia, e cila zakonisht bëhet gjatë një ezofagoskopie
Trajtimi:
- kirurgjia
- radioterapia
- kimioterapia
- terapia me laser
- elektrokoagulimi
- imunoterapia
Lloji i trajtimit të duhur varet nga:
- lokalizimi i kancerit brenda në ezofag
- prekja e strukturave përreth nga kanceri
- përhapja e kancerit në limfonodula apo organe të tjera
- simptomat (shenjat)
- nga gjendja e përgjithshme shëndetësore
Prognoza:
Mbijetesa në pesëvjeçarin e parë për kancerin e ezofagut është rreth 20%, por mund të variojë nga 5% deri në 47%. Kur kanceri i ezofagut zbulohet herët dhe është i vogël, shkalla e mbijetesës në pesëvjeçarin e parë është më e lartë.
Rezervo Vizitën