KALKULOZA E KOLECISTËS (GURËT E TËMTHIT)
KALKULOZA E KOLECISTËS (GURËT E TËMTHIT)
Gurët e tëmthit janë depozita të ngurta që formohen në fshikëzën tuaj të tëmthit. Përmasat e gurëve të tëmthit variojnë nga të vogla sa një kokërr rërë deri në një top golfi. Disa njerëz zhvillojnë vetëm një gur në tëmth, ndërsa të tjerë zhvillojnë shumë gurë në të njëjtën kohë.
Njerëzit që kanë simptoma nga gurët e tëmthit kërkojnë kirurgji për heqjen e fshikëzës së tëmthit. Gurët e tëmthit që nuk shkaktojnë asnjë shenjë dhe simptomë zakonisht nuk kanë nevojë për trajtim.
Simptomat:
- dhembje e papritur që rritet shpejt në pjesën e sipërme të djathtë të barkut
- dhembje e papritur dhe me intensitet të lartë në zonën e stomakut
- dhembje shpine midis shpatullave
- dhembje në shpatullën e djathtë
- të përziera ose të vjella
Dhembja e gurëve të tëmthit mund të zgjasë nga disa minuta deri në disa orë.
Shkaqet:
- Lëngu biliar përmban shumë kolesterol.
- Lëngu biliar përmban shumë bilirubinë.
- Kolecista nuk zbrazet siç duhet.
Llojet e gurëve të tëmthit:
- gurët e tëmthit me kolesterol – lloji më i zakonshëm, me ngjyrë të verdhë;
- gurët e tëmthit me pigment ngjyre të errët – kur lëngu biliar përmban shumë kripra biliare.
Faktorët e rrezikut:
- gjinia femër
- mosha mbi 40 vjeç
- të qënurit mbipeshë ose obez
- stili sedentar i jetesës
- shtatzënia
- dieta ushqimore me yndyrna të larta, kolesterol të lartë
- dieta ushqimore me pak fibra
- historia familjare me gurë të kolecistës
- diabet Mellitus
- humbja e shpejtë dhe luhatja drastike e peshës
- marrja e medikamenteve që përmbajnë estrogjen
- sëmundjet e mëlçisë
Komplikacionet:
- kolecistit
- ikter
- pankreatit
- kancer i kolecistës
Diagnostikimi:
- ekografi abdominale
- ekografi endoskopike (EUS)
- teste imazherike si CT, ERCP, MRCP
- analiza të gjakut
Trajtimi:
- kolecistektomi laparoskopike
- kirurgji për heqjen e fshikëzës së tëmthit (kolecistektomia)
- medikamente për shpërbërjen e gurëve të tëmthit – Medikamentet për gurët e tëmthit nuk përdoren zakonisht dhe janë të rezervuara për njerëzit që nuk mund t’i nënshtrohen operacionit.
Shumica e njerëzve me gurë në tëmth, që nuk kanë simptoma, nuk do të kenë kurrë nevojë për trajtim.