ILEUSI PARALITIK
ILEUSI PARALITIK
Është një patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i duhur në lëvizjet e zorrëve pa ndonjë problem të dukshëm strukturor që e shkakton atë.
Mund të prekë çdo pjesë të zorrëve. Shkaqet më të zakonshme janë:
- kirurgjia abdominale
- infeksionet abdominale
- disa ilaçe me efekt mbi muskujt dhe nervat, duke përfshirë antidepresivët dhe opioidet
- çrregullimet e muskujve dhe nervave, si sëmundja e Parkinsonit
Faktorët e rrezikut:
Sëmundjet dhe kushtet që mund të rrisin rrezikun e obstruksionit të zorrëve janë:
- kirurgjia abdominale ose e pelvisit
- sëmundja e Crohn
- neoplazi i organeve abdominale
Komplikimet
Obstruksioni intestinal i patrajtuar mund të shkaktojë komplikime serioze, kërcënuese për jetën, duke përfshirë:
- Vdekjen e indeve. Obstruksioni i zorrëve mund të ndërpresë furnizimin me gjak në një pjesë të zorrëve tuaja. Mungesa e gjakut shkakton vdekjen e murit të zorrëve. Vdekja e indeve mund të rezultojë në një çarje (perforim) në murin e zorrëve, e cila mund të shkaktojë peritonit.
- Peritoniti është termi mjekësor për infeksionin në kavitetin abdominal. Është një gjendje kërcënuese për jetën që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore dhe shpesh kirurgjikale.
Diagnostikimi realizohet nëpërmjet:
- ekzaminimit Objektiv
- radiografisë Abdominale
- tomografia e kompjuterizuar (CT)
- ekografia Abdominale
Mjekimi
Trajtimi për obstruksionin intestinal varet nga shkaku i saj, por në përgjithësi kërkon hospitalizim.
Trajtimi për obstruksionin e pjesshëm
Nëse keni një pengesë, në të cilën disa ushqime dhe lëngje ende mund të kalojnë (obstruksion i pjesshëm), mund të mos keni nevojë për trajtim të mëtejshëm pasi të jeni stabilizuar. Rekomandohet një dietë e lëngshme. Nëse peo-bstruksioni nuk korrigjohet në mënyrë spontane, atëherë lind nevoja për kirurgji.
Trajtimi për obstruksion të plotë
Nëse asgjë nuk është në gjendje të kalojë përmes zorrëve, zakonisht do të duhet kirurgji për të lehtësuar bllokimin. Kirurgjia përfshin heqjen e pengesës, si dhe çdo seksion të zorrëve që ka vdekur ose është dëmtuar.