HERNIA UMBILIKALE (E KËRTHIZËS)
HERNIA UMBILIKALE (E KËRTHIZËS)
Një hernie umbilikale ndodh kur një pjesë e zorrëve kalon përmes hapjes në muskujt e barkut pranë umbilikusit (kërthizës). Herniet e umbilikale janë të zakonshme dhe zakonisht të padëmshme.
Herniet umbilikale janë më të zakonshme te foshnjat, por ato mund të prekin edhe të rriturit. Herniet umbilikale që shfaqen gjatë moshës madhore kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për riparim kirurgjikal.
Simptomat:
Një hernie umbilikale krijon fryrje të butë pranë kërthizes. Te foshnjat që kanë një hernie umbilikale, fryrja mund të jetë e dukshme vetëm kur qajnë, kolliten ose sforcohen.
Herniet e umbilikale te fëmijët zakonisht janë pa dhembje. Herniet umbilikale te të rriturit mund të shkaktojnë shqetësime abdominale.
Shkaqet:
Te të rriturit, presioni i shtuar abdominal kontribuon në herniet umbilikale. Shkaqet e rritjes së presionit abdominal përfshijnë:
- obezitetin
- shtatzënitë e shumëfishta
- ascitin
- kirurgjinë e mëparshme abdominale
- dializën peritoneale afatgjatë
Komplikimet:
Nëse pjesa e bllokuar e zorrëve shkëputet plotësisht nga furnizimi me gjak, mund të çojë në vdekjen e indeve. Infeksioni mund të përhapet në të gjithë kavitetin abdominal, duke krijuar një situatë kërcënuese për jetën. Kirurgjia urgjente zakonisht kërkohet për të trajtuar këto komplikime.
Diagnostikimi:
Një hernie umbilikale diagnostikohet gjatë ekzaminimit objektiv. Ndonjëherë studimet imazherike – të tilla si një ekografi abdominale ose një skanim CT – përdoren për të përjashtuar komplikacionet.
Mjekimi:
Shumica e hernieve umbilikale te foshnjat mbyllen vetë në moshën 1 ose 2 vjeç. Për fëmijët, operacioni zakonisht rezervohet për herniet e umbilikale që:
- janë të dhembshme;
- janë pak më të mëdha se 1 deri në 2 centimetra) në diameter;
- janë të mëdha dhe nuk zvogëlohen në madhësi gjatë dy viteve të para të jetës;
- nuk zhduken deri në moshën 5 vjeçare;
Për të rriturit, kirurgjia zakonisht rekomandohet për të shmangur komplikimet e mundshme, veçanërisht nëse hernia umbilikale rritet në përmasa ose bëhet e dhembshme.