HEMORROIDET
HEMORROIDET
Hemorroidet janë vena të fryra në anus dhe në pjesën e poshtme të rektumit, të ngjashme me venat varikoze. Hemorroidet mund të zhvillohen brenda rektumit (hemorroide të brendshme) ose nën lëkurë rreth anusit (hemorroide të jashtme).
Simptomat:
Shenjat dhe simptomat e hemorroideve zakonisht varen nga lloji i hemorroideve.
Hemorroide të jashtme:
- kruajtje ose acarim në zonën anale
- dhembje ose diskomfort
- fryrje rreth anusit
- gjakderdhje
Hemorroide të brendshme:
- gjakderdhje pa dhembje – mund të vëreni sasi të vogla gjaku të kuq të ndezur në tualet
- prolaps (dalje) të hemorroideve – rezulton në dhembje dhe acarim lokal
- hemorroide të trombozuara (dhembje të forta të menjëhershme, enjtje)
Shkaqet:
- sforcimi gjatë lëvizjeve të zorrëve
- qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
- diarreja kronike ose kapsllëku
- obeziteti
- shtatëzënia
- marrëdhëniet anale
- dieta e varfër në fibra
Komplikimet:
Komplikimet e hemorroideve janë të rralla, por përfshijnë:
- anemia – rrallëherë, humbja kronike e gjakut nga hemorroidet mund të shkaktojë anemi.
- hemorroide e stranguluar – nëse furnizimi me gjak i një hemorroide të brendshme ndërpritet, gjë që mund të shkaktojë dhembje ekstreme.
- trombozimi i hemorroideve
Parandalimi:
Për të parandaluar hemorroidet dhe për të zvogëluar simptomat e hemorroideve, ndiqni këto këshilla:
- Hani ushqime të pasura në fibra. Hani më shumë fruta, perime dhe drithëra.
- Pini shumë lëngje. Pini gjashtë deri në tetë gota ujë dhe lëngje të tjera (jo alkool) çdo ditë për të ndihmuar që fecet të jenë të buta.
- Bëni ushtrime dhe një jetë aktive.
- Shmangni periudhat e gjata të qëndrimit ulur. Qëndrimi ulur shumë gjatë, veçanërisht në tualet, mund të rrisë presionin mbi venat në anus.
Diagnostikimi:
- ekzaminimi objektiv në rastin e hemorroideve të jashtme.
- ekzaminimi digjital për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.
- inspektimi visual – Për shkak se hemorroidet e brendshme, shpesh janë shumë të buta për t’u ndjerë gjatë një ekzaminimi rektal, mjeku juaj mund të ekzaminojë pjesën e poshtme të zorrës së trashë dhe rektumit tuaj me një anoskop, proktoskop ose sigmoidoskop.
- kolonoskopia
Mjekimi:
- stili i jetesës dhe dieta ushqimore
- trajtime lokale (krem)
- procedurat kirurgjikale
Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve me hemorroide kërkojnë kirurgji. Megjithatë, nëse procedurat e tjera nuk kanë qenë të suksesshme ose nëse hemorroidet janë të mëdha në përmasa, mjeku juaj mund të rekomandojë Hemorroidektominë si mënyra më efektive dhe më e plotë për trajtimin e hemorroideve të rënda ose të përsëritura.