Ekografia është një test imazherik dagnostik, gjatë të cilit mjeku radiolog përdor një sondë që dërgon dhe merr sinjale ultratingujsh në pjesën e trupit që ekzaminohet, sinjale të cilat veshi ynë nuk mund t’i dëgjojë. Këto sinjale që kapen nga sonda, përpunohen në software-in kompjuterik të aparatit, i cili i përkthen në imazhe. Në bazë të imazheve që sheh në monitor, mjeku vendos diagnozën.
Në spitalin tonë kryhen të gjitha testet ekografike, duke përfshirë ato pediatrike, muskuloskeletike, abdominale, gjiri, tiroideje, studimin Doppler të enëve te gjakut etj.