Dr. Valbona Guzi

Mjeke ORL

Dr. Valbona Guzi ka kryer studimet në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2006. Ka punuar në shërbimin parësor për 2 vite. Më pas, nga viti 2008 e deri në vitin 2012, ka kryer specializimin afatgjatë pasuniversitar pranë shërbimit të ORL, QSUT.

Pas specializimit, ka punuar si mjeke ORL në spitalin publik, Pogradec. Nga Janari 2014 e në vazhdim, Dr. Guzi ka qenë mjeke ORL pranë poliklinikës së specialiteteve nr.2, në Tiranë! Nga viti 2019, ushtron profesionin edhe pranë Spitalit Gjerman. Pjesëmarrëse në kongreset rajonale dhe europiane në fushën e ORL-së!

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp