Dr. Shk. Edlira ELEZAJ
Mjeke Gastrohepatologe
Dr. Shk. Edlira Elezaj ka një përvojë pune 24 vjeçare si mjeke specialiste gastrohepatologe dhe endoskopiste. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë e më pas është specializuar për Gastrohepatologji në Klinikën Universitare të Sëmundjeve të Brendshme po në Tiranë. Në vitin 2021 ka mbrojtur dizertacionin dhe ka marrë titullin “Doktore e shkencave”.
Dr. Edlira është autore e disa botimeve shkencore në revista prestigjoze kombëtare e ndërkombëtare.
Dr. Edlira ka ushtruar profesionin në sektorin publik e privat. Gjatë gjithë këtyre viteve, ka pjesëmarrje aktive dhe trajnime në të gjitha aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.
Ajo trajton me përgjegjshmëri e profesionalizëm të lartë të gjitha patologjitë e traktit digjestiv si ato të stomakut dhe ato të zorrës, pankreasit e mëlçisë. Mijëra pacientë janë ekzaminuar, diagnostikuar dhe trajtuar me sukses nga Dr. Edlira.
Eksperienca e gjatë dhe aftësitë profesionale që shpalos, bëjnë që Dr. Edlira të jetë një mjeke e kërkuar nga pacientët.