Dr. Romina Teliti
Mjeke specializante në Kardiologji
Dr.Romina Teliti është mjeke kardiologe, me një formim profesional të konsoliduar në fushën e kardiologjisë dhe me eksperiencë klinike të fituara në Shqipëri dhe në qendra të specializuata evropiane.
E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ajo ka përfunduar specializimin në Kardiologji pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke vijuar më pas zhvillimin e saj profesional në fusha të avancuara të kardiologjisë.
Dr.Teliti ka kryer fellwoship në Kardiologji Intervencionuese në Romë, Itali, si dhe trajnim në Ekokardiografinë Transesofageale të Avancuar në Qendrën Universitare të Kardiologjisë Freiburg-Bad Krozingen, Gjermani. Formimi i saj ndërkombëtar është plotësuar me trajnime të specializuara në Salzburg dhe Vjenë, Austri.
Dr.Teliti ndërthur përvojën klinike me përditësimin e vazhdueshëm shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Profesionalizëm, përkushtim dhe zhvillim i vazhdueshëm në shërbim të shëndetit të zemrës!