Dr. Nora Çollaku
Mjeke Hematologe
E specializuar si Mjeke Hematologe në Shërbimin e Hematologjisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri.
Dr. Nora Çollaku është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e:
- çrregullimeve beninje të gjakut dhe organeve gjak-prodhuese (Eritrocite, Leukocite, Trombocite, Palca e kockës, Spleni, Nyje limfatike);
- çrregullimeve të koagulimit;
- kancerit të gjakut (Leukemia, Mieloma Multiple, Limfoma).
Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe trajnime brenda dhe jashtë vendit. Është anëtare e Shoqatës Europiane të Hematologjisë (EHA) dhe ka shumë publikime në revista mjekësore, nga të cilat më e rëndësishmja është: Ootcomes in patients with follicular lymphoma and chronic lymphoidleukemia receiving Obinutuzumab, in setting of Covid 19 infection.