Dr. Marsela Goga

Mjeke specializante në Anestezi-Reanimacion

Dr. Marsela Goga është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, në vitin 2018 me rezultate të shkëlqyera, për të vazhduar me pas specializimin në fushën e Anestezi- Reanimacionit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë.
Dr. Marsela realizon të gjitha llojet e anestezisë gjenerale dhe lokoregjionale në të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pacientë të të gjitha moshave.

Gjatë viteve të specializimit, Dr. Marsela ka shfaqur interes të veçantë në kirurgjinë kardiake të adulteve dhe sidomos në kardio-anestezinë pediatrike, duke vazhduar trajnimet brenda dhe jashtë vendit në këtë fushë.
Pavarësisht moshës së re Dr. Marsela ka marrë pjesë aktive në konferenca mjekësore  me prezantime dinjitoze si dhe ka realizuar një sërë artikujsh shkencorë të botuar në revista kjekësore nga më prestigjozet.
Prej 5 vitesh tashmë, ajo është pjesë integrale e “German Hospital International”, duke treguar përkushtim maksimal dhe profesionalitet në punën e saj të palodhur me pacientët në sallën kirurgjikale dhe terapinë intensive.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp