Dr.Lorena Budo
Mjeke specializante në degën Anatomi Patologjike
Dr.Lorena është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në degën Mjekësi e Përgjithshme, në vitet 2013-2019.
Nga marsi i vitit 2022 e në vazhdim, ka shërbyer si mjeke specializante (në studimet pasuniversitare 4-vjeçare) në degën Anatomi Patologjike, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë.
Me një eksperiencë pune disa vjeçare, Dr. Lorena ushtron profesionin si mjeke pranë Shёrbimit tё Urgjencave, Reanimacionit, Patologjisë e Kirurgjisë.
Aktualisht mjeke pranë Shërbimit të Urgjencës në “German Hospital International”, ofron dhënien e ndihmës së parë të specializuar për çdo person në kushtet e urgjencave mjekësore, duke filluar nga vendi i ngjarjes e më tej, ndeshur me gjithë gamën e patologjive: kardiovaskulare, STROKE, kirurgjikale, pediatri, trauma, Covid-19 etj, me detyrë pranimin e çdo pacienti, pritjen e menjëhershme në urgjencë, triazhimin e kujdesshëm, kryerjen e ekzaminimeve, trajtimin provizor në zonën e triazhit dhe Zonën e kuqe më intensive.
Ndjek në dinamikë pacientët e hospitalizuar dhe asiston në çdo rast komplikacioni.