Dr. Iva Shehaj

Mjeke Laboratori Klinik-Biokimik.

Dr. Iva Shehaj – Mjeke Laboratori i bashkohet stafit të mjekëve të Spitalit Gjerman

Profili Profesional  

Dr. Iva Shehaj është një mjeke profesioniste me përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e mjekësisë dhe me pasion në mjekësinë laboratorike. Ajo ka përfunduar studimet e saj universitare 6 vjeçare, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës ne vitin 2004  dhe është specializuar në “Mjekësi Laboratorike”,  në  specialitetin 4 – vjeçar, post-universitar,  te Laboratorit  Klinik- Biokimik . Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Dr. Shehaj ka kompetencë në disa nga fushat më të rëndësishme të laboratorit, duke përfshirë:

– Biokimi Klinike

– Imunologji Laboratorike 

– Hematologji Laboratorike  

– Hemostazë Laboratorike etj.

Si pjesë e angazhimit të saj për cilësi dhe standarde të larta, Dr. Iva ka eksperiencë në implementimin e standardeve ndërkombetare ISO 15189 në organizimin, menaxhimin e cilësisë dhe procedurave teknike në laborator mjekesor , specifikisht atë spitalor.

Dr. Iva Shehaj praktikon dhe garanton standarde të larta cilësie në laborator, në përputhje me normat ndërkombëtare ISO 15189. Kjo i mundëson pacientëve të saj qasje në shërbime diagnostike të besueshme dhe të sakta.

Anëtarësimet Profesionale 

Dr. Shehaj është pjesë e disa organizatave profesionale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë:

–  ASOLAM   (Shoqata Shqiptare e Laboratorëve Mjekësorë)  

–   EFLM        (Federata Evropiane e Mjekësisë Laboratorike)  

–   BCLF         (Federata Ballkanike e Laboratorëve Klinikë)  

Përveç kësaj, prej janarit të vitit 2025, doktoresha është e regjistruar në :

Regjistrin Europian të Profesionistëve të Mjekësisë Laboratorike

Përvoja dhe Përgjegjësitë 

Dr. Iva Shehaj në përvojën dhe përgjegjësine e saj në punën në laborator, e ka fokusin kryesor dhe kontribuon vazhdimisht  në:

– Përdorimin e metodave të reja  dhe teknologjive më të avancuara në laborator . 

– Mbështetjen e Urgjencave mjekësore me ekzaminime laboratorike  në kohë të shpejtë.

– Parandalimin dhe monitorimin e sëmundjeve profesionale. 

– Depistimin dhe diagnostikimin e hershëm dhe të saktë  të sëmundjeve të trashëgueshme etj.

– Hartimin e paketave sipas grupmoshave, gjinisë, sëmundjeve kronike, predispozitës familjare,        ekspozimit ambjental dhe llojit të punës etj.

– Programimin e personalizuar të monitorimit të pacientëve me ekzaminime laboratorike.

– Dr. Iva është pjesë e skuadrës së mjekëve klinicistë të spitalit tonë, në diskutime profesionale për diagnostikimin diferencial, të rasteve të ndryshme të pacientëve tanë.

Përkushtimi ndaj Zhvillimit Profesional  

Dr. Shehaj është e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të saj. Ajo merr pjesë aktivisht në seminare, trajnime, konferenca dhe kongrese brenda dhe jashtë vendit, duke ndjekur zhvillimet më të fundit në fushën e mjekësisë laboratorike. Dr. Iva angazhohet në publikime të ndryshme profesionale në kongrese dhe revista prestigjioze .

Doktoresha investon në trajnimin e pandërprerë të skuadrës së saj të teknikëve në laborator dhe gjithë personelit të zinxhirit të pranimit, marrjes dhe transportit të mostrave biologjike në spital.

Pasioni dhe Vlerat  

Pasioni i Dr. Iva Shehaj për laboratorin dhe shëndetin e pacientëve është në qendër të punës së saj. Ajo beson në rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë dhe cilësor, si dhe në ndikimin pozitiv që laboratori klinik ka në shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve.

Dr. Iva Shehaj është një profesioniste e dedikuar dhe me përvojë, e cila i sjell pacientëve të saj standarde të larta cilësie dhe kujdes të personalizuar. Me një përkushtim të palodhur ndaj mjekësisë laboratorike, ajo vazhdon të jetë një burim besimi dhe ekspertize në fushën e shëndetësisë. Komunikimi i saj i qartë dhe i vazhdueshëm me pacientët dhe kolegët e bën atë një profesioniste të respektuar dhe të dashur.

Kontakti 

Dr. Iva Shehaj tashmë është e disponueshme pranë Spitalit Gjerman për konsultime dhe shërbime laboratorike. Për më shumë informacion ose për të marrë një takim, ju lutemi të na kontaktoni.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp