Dr. Irena GUSHO

Mjeke onkologe

Dr. Irena është mjeke onkologe prej vitit 1992 në Shërbim Parësor. Pas specializimit në Bolonja në vitin 1994, ushtron profesionin si mjeke onkologe në strukturën e Shërbimit Onkologjik në banesë. Prej vitit 2004 deri në vitin 2021, ka punuar si mjeke onkologe senologe në Klinikën “Zoja e Këshillit të Mirë”. Ka kryer specializime në fushën e Onkologjisë në Bolonjë, Bari dhe Salerno. Dr. Irena është anëtare e “Esmo” dhe ka marrë pjesë herë pas here në Kongreset Europiane të Onkologjisë.

Prej 5 vitesh punon pranë spitalit tone, ku kryen vizita senologjike për patologjitë e gjirit, si dhe profilaksinë për patologjitë e gjirit. Gjatë vizitës, Dr. Irena bën edhe ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e kontrollit periodik të gjirit me vizitë klinike, ekzaminimet imazherike: ekografi, mamografi dhe rezonancë magnetike, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes tumorale, i cili shpëton jetën.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp