
Dr. Gjustina Loloçi
Mjeke Alergologe-Imunologe
Dr. Gjustina Loloçi, me një përvojë shumë vjeçare si mjeke alergologe-imunologe klinike, është specializuar pranë Shërbimit të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Pjesëmarrëse, autore dhe prezantuese punimesh shkencore në revista europiane dhe konferenca brenda dhe jashtë vendit në specielitetin e Alergologjisë dhe Pneumologjisë.
Me një eksperiencë 15 vjeçare në trajtimin e pacientëve alergjik me Imunoterapi Alergen Specifike. Gjatë eksperiencës së saj si mjeke Alergologe, është trajnuar ne Spanjë, Gjermani, Francë dhe Angli për protokollet, mënyrat e administrimit, efikasitetin, efektet anësore dhe menaxhimin e pacientëve alergjikë në trajtim me imunoterapi alergen specifike.
Është aktualisht pjesë e Spitalit Gjerman dhe përveç menaxhimit të gjithë pacientëve me patologji alergjike, kryen trajtime specifike me imunoterapi për rastet me anafilaksi.