Dr. Gentian MEMO

Mjek Kardiolog

Dr. Gentian MEMO është mjek kardiolog me një përvojë shumë vjeçare brenda dhe jashtë vendit.

Ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare dhe specializimin për Kardiologji në Athinë. Me eksperiencë pune në sektorin privat dhe publik në Greqi, prej disa vitesh ushtron profesionin në sektorin privat në Shqipëri.

Dr. Gentian ka eksperiencë në mjekësinë interne dhe kardiologjinë klinike, me fokus në kardiologjinë parandaluese, insuficiencën kardiake dhe teknika të reja ekokardiografike. Dr. Gentian ka qenë bashkëpunëtor shkencor i klinikës antihipertensive dhe parandaluese në Klinikën Universitare Kardiologjike në Athinë.

Dr. Gentian është pjesëmarrës dhe lektor në kongrese dhe konferenca kardiologjike, kryesisht ndërkombëtare.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp