Dr. Erilda Selimi
CEO ( German Hospital International )
Misioni ynë ka qenë dhe vijon të mbetet i palëkundur: shërbim i identifikuar nga standardi më i lartë dhe respekt të skajshëm për pacientin, duke mos e trajtuar në asnjë çast si klient, por si individ që meriton të trajtohet me përkushtim dhe profesionalizëm.
Për vite me radhë, në çdo ditë tonën, puna është intensive dhe e vazhdueshme. Pacientët në Shqipëri, nuk kanë përse të ndihen të detyruar të rendin drejt dyerve të spitaleve të huaja për një përgjigje shpresëdhënëse apo përkujdesje shëndetësore, në rast sëmundjesh. Spitali Gjerman angazhohet për jetën e çdonjërit prej tyre, çdo herë dhe në çdo kohë, me fjalën e fundit të mjekësisë, pikërisht në zemër të Tiranës.
Numri i lartë i pacientëve tanë na dëshmon se angazhimi ynë ka fituar besim, dhe është kjo çfarë na motivon në bindjen se problematikat shëndetësore, me gjendje përkatëse emocionale dhe tepër delikate, kërkojnë atë trajtim të veçantë që stafi ynë nuk ngurron ta ofrojë.