Dr. Eni Mehmeti

Mjeke Radiologe

Dr. Eni Mehmeti ka përfunduar studimet e larta në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 2012 dhe më pas është specializuar në degën Diagnozë me Imazhe, me rezultate maksimale.
Pas përfundimit të specializimit është punësuar në disa institucione të rëndësishme shëndetësore si: Spitali Rajonal Fier, Spitali Memorial, Spitali Rajonal Vlorë etj.
Prej disa kohësh është emëruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe gjithashtu është pjesë e Spitalit Gjerman si mjeke specialiste.
Ka kryer trajnime të vazhueshme profesionale brenda dhe jashtë vendit.
Dr. Mehmeti është pjesë e ESR (Shoqata Europiane e Radiologjisë).