PhD, MD. Dr. Eljona Xhelili
Mjeke Kirurge e Përgjithshme
Arsimi dhe Kualifikimet Akademike
Dr. Eljona Xhelili është diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji pranë Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në vitin 2013, ku është vlerësuar me notën maksimale 110 e lode.
Në vitin 2019, përfundoi me sukses Specializimin në Kirurgji të Përgjithshme pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Gjatë viteve 2019–2022, ka ndjekur Doktoraturën në Teknologjitë e Avancuara në Kirurgji pranë Universitetit “La Sapienza”, Romë – Itali.
Në vitin 2023, ka marrë titullin Doktor i Shkencave Kirurgjikale në të njëjtin universitet.
Eksperienca Akademike dhe Kërkimore
Në periudhën 2021–2022, Dr. Xhelili ka zhvilluar punë kërkimore–shkencore pranë Institutit të Shëndetit Publik në Romë, në Departamentin e Onkologjisë dhe Biologjisë Molekulare.
Në të njëjtin vit akademik (2021–2022) ka qenë Docente (Pedagoge e jashtme) në Departamentin e Kirurgjisë të Universitetit “La Sapienza”, ku ka ligjëruar lëndën e Kirurgjisë.
Specializime dhe Trajnime Ndërkombëtare
2023–2024 – Master i Nivelit të Dytë në Koloproktologji, Universiteti “La Sapienza”, Romë, Itali
2023–2024 – Specializim në Proktologji dhe Patologjitë e Pavimentit Pelvik, Spitali Cisanello, Pisa, Itali (Shkollë e SIC)
2023 – Kurs i specializuar në Ekografi Transanale, Spitali Cisanello, Pisa, Itali
2024 – Trajnim në Proktologji dhe Patologjitë e Pavimentit Pelvik, Spitali Borgo Trento, Verona, Itali
2024 – Trajnim në Kirurgji Kolorektale dhe Proktologji, Spitali Molinette, Torino, Itali
2024 – Trajnim në Laparoskopi të Pavimentit Pelvik dhe Proktologji, Campus San Juan, Alicante, Spanjë
2024 – Relatore në Konferencën AIUG, Firenze, Itali
2025 – Trajnim në Kirurgji Kolorektale dhe Proktologji, Universiteti i Gjenevës, Zvicër
Aktivitete Shkencore dhe Botime
Dr. Xhelili është peer-reviewer e revistës shkencore italiane “Il Giornale di Chirurgia” (organ zyrtar i ACOI).
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e mbi 30 artikujve shkencorë të botuar në revista mjekësore brenda dhe jashtë vendit.
Anëtarësi Profesionale
EAES – European Association for Endoscopic Surgery
SIC – Società Italiana di Chirurgia
ESCP – European Society of Coloproctology
Fushat e Interesit Profesional
Kirurgjia e Përgjithshme
Kirurgjia Kolorektale
Proktologjia dhe Patologjitë e Pavimentit Pelvik
Kirurgjia Laparoskopike dhe Mininvazive
Teknologjitë e Avancuara në Kirurgji
Aktualisht, Dr. Eljona Xhelili është pjesë e ekipit multidisiplinar të Spitalit Gjerman, ku ofron shërbime të specializuara në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, koloproktologjisë dhe kirurgjisë laparoskopike moderne.