Dr. Dritan DUSHAJ

Mjek Nefrolog

Shef i Shërbimit të Urgjencës

Dr. Dritan Dushaj është një profesionist i përkushtuar, me aftësi të mrekullueshme komunikimi me pacientët.

Dr. Dritani është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, ku më pas ka kryer edhe specializimin për Nefrologji.

Me një përvojë 20 vjeçare si mjek pranë institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike në Shqipëri dhe jashtë vendit, shoqëruar me trajnime të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit, Dr. Dritani ka një eksperiencë të gjatë në Shërbimin e Urgjencës, duke përshirë organizimin e shërbimit; ndërthurjen dhe implementimin e protokolleve bashkëkohore të ofrimit të ndihmës së pare; triazhimin; transportin me autoambulancë dhe diagnostikimin e patologjive të ndryshme në sistemin e Shërbimit të Urgjencës. Eksperienca si mjek nefrolog pranë Departamentit të Hemodializës, pacientëve me transplant veshke dhe pacientëve ambulatorë, është një vlerë e shtuar.

Eksperienca dhe trajnimet ndërkombëtare të kombinuara me eksperiencën si drejtues dhe organizator i Shërbimit të Urgjencës pranë institucioneve shëndetësore jo publike për një periudhë 10 vjeçare, i ofrojnë pacientëve tanë sigurinë në diagnostikim dhe trajtim sipas protokolleve bashkëkohore, duke pasur fokus kryesor sigurinë e pacientit.

Bashkëpunimi me spitalin tonë ka filluar qysh prej 1 viti me riorganizimin dhe investimet në paisje dhe aparatura të teknologjisë së fundit në Shërbimin e Urgjencës dhe vazhdon me shumë sukses.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp