Dr. Diana Dhimitri
Mjeke Imazheriste
Dr. Diana Dhimitri ka përfunduar studimet e larta në degën Mjekësi e Përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë së Tiranës, në vitin 2009, ku më pas është specializuar në Diagnozë me Imazhe.
Që prej vitit 2009, është pjesë e “German Hospital international“, pranë Departamentit të Imazherisë. Ekperienca e saj pasurohet nga trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit në fushën e Radiologjisë dhe në imazherinë e gjirit.
Është pjesëmarrëse aktive në konferenca dhe kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare mjekësore. Është anëtare e Shoqatës Europiane të Imazherisë së gjirit (EUSOBI), ESR (Shoqata Europiane e Radiologjisë) dhe AUA (Albanian Ultrasound Association).