Dr. Altin HABAZAJ
Mjek Pneumoftiziatër
Dr. Altin Habazaj, me përvojë klinike spitalore dhe ambulatore 17 vjeçare si mjek pneumoftiziatër i specializuar brenda dhe jashtë vendit për Sëmundjet e Aparatit Respirator, është gjithashtu i angazhuar në mësimdhënie në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Dr. Altini është pjesmarrës si referues në Konferenca dhe Kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Altini është specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe kryerjen e procedurave diagnostikuese dhe terapeutike për Sëmundjen Pulmonare Obstruktive Kronike, Astmën Bronkiale, Emfizemën Pumonare, Apnean e Gjumit, Sëmundjet Pulmonare Infektive si Laringiti, Trakeobronkiti, Pneumonia, Tuberkulozi, Bronkiektazia, Sëmundjet e Traktit të Sipërm Respirator, Kancerin Pulmonar, Sëmundjet Pulmonare Intersticiale si Fibroza Pulmonare etj, Sëmundjet e Vaskulaturës Pulmonare si Tromboembolia Pulmonare, Hipertesioni Pulmonar etj, Sëmundjet e Pleurës.