Revaskularizimi kirugjikal i arterieve koronare (CABG), ndryshe i njohur si bypass-i koronar, është një procedurë që përdoret për të trajtuar sëmundjen e arterieve koronare. Sëmundja e arterieve koronare është ngushtimi i arterieve koronare - enëve të gjakut që furnizojnë me oksigjen dhe lëndë ushqyese muskulin e zemrës. Ajo shkaktohet nga një grumbullim i materialit yndyror brenda mureve të arterieve. Ky grumbullim ngushton brendësinë e arterieve, duke kufizuar furnizimin me gjak të pasur me oksigjen në muskulin e zemrës.
Bypass-i konsiston ne anashkalimin e pjesës se bllokuar të arteries koronare me anë të një ene gjaku të shëndetshme, marrë nga diku tjetër në trupin tuaj. Enët e gjakut, ose graftet, mund të jenë pjesë e një vene nga këmba juaj ose e një arterieje në gjoks. Mund të përdoret gjithashtu një arterie nga kyçi i dorës. Mjeku juaj vendos njërin skaj të graftit sipër bllokimit dhe skajin tjetër poshtë bllokimit.
Pse mund të më duhet operacioni i bypass-it të arterieve koronare?
Mjeku juaj përdor operacionin e bypass-it të arterieve koronare (CABG) për të trajtuar një bllokim ose ngushtim të një ose më shumë arterieve koronare për të mundësuar furnizimin me gjak të muskulit të zemrës.