APANDECITI AKUT

APANDECITI AKUT

    Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në qarkullimin e gjakut. Rritja e presionit shkakton një reagim inflamator. Nëse apandeciti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë kërcënues për jetën.

    Simptomat:

    Apandeciti zakonisht fillon me një dhembje në mes të barkut, e cila ka edhe momente qetësie. Brenda disa orëve, dhembja lokalizohet në anën e poshtme të djathtë, ku zakonisht shtrihet apendiksi, dhe bëhet e vazhdueshme dhe më intensive. Shtypja në këtë zonë, kollitja ose ecja mund ta përkeqësojnë dhembjen.

    • humbja e oreksit
    • diarreja ose konstipacioni

    Kujdes! Nëse keni dhembje barku që gradualisht po përkeqësohet, kontaktoni menjëherë urgjencën.

    Nëse dhembja juaj lehtësohet për njëfarë kohe, por më pas përkeqësohet në mënyrë të menjëhershme, apendiksi juaj mund të jetë perforuar (plasur), gjë që mund të çojë në komplikime kërcënuese për jetën.

    Shkaku:

    Nuk është e qartë se çfarë e shkakton apandecitin. Në shumë raste mund të ndodhë që diçka të bllokojë hyrjen e apendiksit.

    Nëse pengesa shkakton inflamacion dhe edemë, mund të çojë në rritje të presionit brenda apendiksit, i cili më pas mund të shpërthejë permbajtjen e tij ne kavitetin abdominal duke shkaktuar rrezik për jetën.

    Duke qenë se shkaqet e apandecitit janë të panjohura plotësisht, nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar atë.

    Diagnostikimi:

    Nëse simptomat tuaja nuk janë tipike, për të konfirmuar diagnozën dhe për të përjashtuar shkaktarë të tjerë, mund të nevojiten teste të mëtejshme, si:

    • ekzaminime laboratorike
    • test shtatzënie për gratë
    • analizë urine – për të përjashtuar infeksionet urinare
    • ekografi abdominale
    • skaner CT

    Trajtimi:

    Nëse keni apendecit akut, apendiksi juaj zakonisht duhet të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ky operacion njihet si apendektomi.

    Apendektomia, është një nga operacionet më të zakonshme dhe shkalla e suksesit të saj është e shkëlqyer. Preferohet të kryhet si ndërhyrje laparoskopike sa herë që situata dhe gjendja e pacienti e bëjnë të mundur.

    Kirurgjia e hapur zakonisht përdoret nëse apendiksi ka plasur ose të paturit akses në të është e vështirë.

    Kirurgjia shpesh rekomandohet gjithashtu nëse ekziston mundësia e një apandeciti akut, por nuk është e mundur të bëhet një diagnostikim i qartë. Kjo sepse konsiderohet më e sigurt heqja e apendiksit sesa rreziku i perforimit (plasjes) së tij.

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite