Anestezia e përgjithshme është një anestezi që përdoret për të shkaktuar humbje të vetëdijes gjatë operacionit. Ilaçi thithet përmes një maske apo tubi frymëmarrjeje, ose jepet përmes një linje intravenoze (IV), ose nga kombinimi i këtyre dy formave. Një tub frymëmarrjeje mund të perdoret për të mbajtur frymëmarrjen e duhur gjatë operacionit. Pasi të përfundojë operacioni, anestezisti ndërpret anestezinë dhe ju dërgoheni në terapinë intensive ose dhomën e rikuperimit për monitorim të mëtejshëm.