ANAFILAKSIA

ANAFILAKSIA

    Shenjat dhe simptomat/diagnoza

    Shenjat dhe simptomat

    • Shoku anafilaktik zakonisht prek lëkurën, sistemin respirator, kardiovaskular dhe gastrointestinal. Lëkura dhe mukoza përfshihen në 80-90% të rasteve. Pjesa më e madhe e pacientëve të rritur shfaqin një kombinim të urtikaries, eritemës, pruritit ose angioedemës. Fëmijët shfaqin më shpesh simptoma respiratore, të ndjekura nga simptoma kutane.
    • Eshtë e rëndësishme të nënvizojmë se rastet më të rënda të shokut anafilaktik prezantohen me mungesë të shenjave kutane.
    • Fillimisht, pacientët kanë prurit dhe skuqje.
    • Simptomat e tjera zhvillohen shpejt, si më poshtë:
    • Dermatologjike/ Okulare: skuqje, urtikarie, angioedema, konjuktivit, prurit, dhe edemë.
    • Respiratore: kongjestion nazal, rhinorrhea, tështima, fishkëllima, dispne, kolle, ngjirje zëri.
    • Kardiovaskular: dobësi trupore, synkop, dhimbje gjoksi, palpitacione.
    • Gastrointestinal: Dysfagia, nausea, të vjella, diarre, krampe.
    • Neurologjike: dhimbje koke, vertigo, shikim i turbullt dhe konvulsion (shumë e rrallë dhe shoqëruar me hipertension).
    • Të tjera: shije metalike në gojë.

    Diagnoza

    Shoku anafilaktik është kryesisht diagnozë klinike. Prioritet gjatë ekzaminimit fizik duhet të ketë: vlerësimi i rrugëve të frymëmarrjes ,frymëmarrja, qarkullimi dhe ekzaminimi neurologjik.

    Gjendja e përgjithshme dhe shenjat vitale: Variojnë në bazë të rëndesës së episodit anafilaktik dhe sistemit/eve të organeve të prekur; pacientët janë zakonisht në ankth dhe të shqetësuar.

    Ekzaminimi fizik na sjell gjetjet e mëposhtme:

    • Respiratore: Angioedemë e rëndë e gjuhës dhe e buzëve; takipne, stridor ose nevojë e madhe për ajër; humbje zëri, ngjirje zëri dhe /ose disfoni; fishkëllima.
    • Kardiovaskulare: Takikardi, hipertension; kolaps kardiovaskular dhe shok.
    • Neurologjike: Alterim mendor; nivel i ulët i ndërgjegjes ose i axhituar, si dhe nivel luftarak.
    • Dermatologjike: Manifestime klasike në lëkurë si urtikaria kudo në trup; angioedemë (edemë e indeve të buta ); eritemë e gjeneralizur ose eritemë pa urtikarie .
    • Gastrointestinale: Të vjella, diarreja dhe distension abdominal.

    Testet

    • Studimet laboratorike nuk kërkohen zakonisht dhe rrallë janë të dobishme. Megjithatë, nëse diagnoza është e paqartë, veçanërisht me një sindromë rekurrente, ose duhet të përjashtojmë sëmundje të tjera, ose mund të kërkojmë teste laboratorike në situata specifike:
    • Serum tryptase mund të na ndihmojë në konfirmimin e diagnozës së shokut anafilaktik.
    • Histamina në urinën e 24 orëve, ndihmon në diagnozën e anafilaksisë rekurrente.
    • Niveli i acidit 5-hydroxyindoleacetic në urinën e 24 orëve, nëse merret në konsideratë sindromi karcinoid.
    • Testi i lëkurës, testi i IgE In Vitro, ose të dyja mund të përdoren për të përcaktuar stimuluesin që shkakton reaksionin.

    Teste të tilla përfshijnë:

    • Testim për alergji nga ushqimet;
    • Testim për alergji nga medikamentet;

    Testim për shkaqe të reaksioneve të pavarura nga IgE

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite