Dr. Eglantina Dema

Mjeke Obstetre–Gjinekologe

Arsimi dhe Kualifikimet Akademike
Dr. Eglantina Dema është diplomuar si Mjeke e Përgjithshme në vitin 2009 dhe më pas ka përfunduar specializimin në Obstetrikë–Gjinekologji në vitin 2019.
Ka kryer një vit specializim pasuniversitar në Endokrinologji, Mjekësi Riprodhuese dhe Diabetologji, duke u fokusuar në balancat hormonale dhe fertilitetin femëror.
Në vitin 2020, Dr. Dema ka zhvilluar një Fellowship në Gjinekologji Onkologjike pranë Imperial College London, NHS – Mbretëria e Bashkuar, si dhe një specializim 6-mujor në Kolposkopi, duke u certifikuar nga Shoqata Evropiane e Kolposkopisë.
 
Trajnime dhe Certifikime Ndërkombëtare
Kurs Ekografie për Zemrën dhe Trurin Fetal nga ISUOG (International Society of Ultrasound in Obstetrics and Gynecology)
Diplomë Ekografie nga Shkolla Ndërkombëtare “Ian Donald”
Fituese e Travel Grant në Kongresin Botëror të ISUOG, Londër 2022
Koordinatore për Shqipërinë e Open Medical Institute (OMI) në Austri për seminaret mjekësore të Salzburgut.

Seminare dhe Trajnime Profesionale në Bashkëpunim me Weill Cornell Medical College
Seminari i Salzburgut në Obstetrikë–Gjinekologji, 2021
Observership në Mjekësi Riprodhuese, Infertilitet, IVF dhe Histeroskopi, Spitali Universitar i Vjenës, 2022
Trajnim në Obstetrikë, Gjinekologji, Fertilitet dhe Histeroskopi, Spitali Universitar i Ankarasë
Seminari i Salzburgut për Metodat e Kërkimit Mjekësor, 2023 – Vlerësuar me Certifikatën “Academic Excellence” në kërkim shkencor
Seminari i Salzburgut në Obstetrikë–Gjinekologji, 2024 – Vlerësuar me Certifikatën “Academic Excellence” në fushën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë
 
Aktivitete Shkencore dhe Kontribute Akademike
Dr. Dema ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe kongrese ndërkombëtare, ku ka prezantuar mbi 20 punime shkencorenë fushat e gjinekologjisë, mjekësisë riprodhuese dhe onkologjisë gjinekologjike.
Ajo është e njohur për kontributin e saj në zhvillimin e kërkimit klinik dhe në trajnimin e brezit të ri të mjekëve.
 
Përvoja Profesionale dhe Akademike
Mars 2024 – Aktualisht – Pedagoge në Universitetin “Luarasi”, Tiranë
Shtator 2021 – Qershor 2023 – Pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Janar 2020 – Nëntor 2023 – Obstetre–Gjinekologe në Spitalin Rajonal “Xhafer Kongoli”, Elbasan
Nëntor 2023 – në vazhdim – Obstetre–Gjinekologe në Qendrën Shëndetësore Nr. 8, Tiranë
Dhjetor 2019 – në vazhdim – Obstetre–Gjinekologe me kohë të pjesshme në Spitalin Gjerman
 
Aktualisht, Dr. Eglantina Dema është pjesë e stafit mjekësor të Spitalit Gjerman, ku ofron kujdes të specializuar në Obstetrikë, Gjinekologji, Fertilitet dhe Ekografi Avancuar.
Ajo njihet për përkushtimin ndaj pacientëve dhe qasjen bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive gjinekologjike.