HEMORROIDET

HEMORROIDET

Error: Contact form not found.

Hemorroidet janë vena të fryra në anus dhe në pjesën e poshtme të rektumit, të ngjashme me venat varikoze. Hemorroidet mund të zhvillohen brenda rektumit (hemorroide të brendshme) ose nën lëkurë rreth anusit (hemorroide të jashtme).

Simptomat:

Shenjat dhe simptomat e hemorroideve zakonisht varen nga lloji i hemorroideve.

Hemorroide të jashtme:

  • kruajtje ose acarim në zonën anale
  • dhembje ose diskomfort
  • fryrje rreth anusit
  • gjakderdhje

Hemorroide të brendshme:

  • gjakderdhje pa dhembje – mund të vëreni sasi të vogla gjaku të kuq të ndezur në tualet
  • prolaps (dalje) të hemorroideve – rezulton në dhembje dhe acarim lokal
  • hemorroide të trombozuara (dhembje të forta të menjëhershme, enjtje)

Shkaqet:

  • sforcimi gjatë lëvizjeve të zorrëve
  • qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
  • diarreja kronike ose kapsllëku
  • obeziteti
  • shtatëzënia
  • marrëdhëniet anale
  • dieta e varfër në fibra

Komplikimet:

Komplikimet e hemorroideve janë të rralla, por përfshijnë:

  • anemia – rrallëherë, humbja kronike e gjakut nga hemorroidet mund të shkaktojë anemi.
  • hemorroide e stranguluar – nëse furnizimi me gjak i një hemorroide të brendshme ndërpritet, gjë që mund të shkaktojë dhembje ekstreme.
  • trombozimi i hemorroideve

Parandalimi:

Për të parandaluar hemorroidet dhe për të zvogëluar simptomat e hemorroideve, ndiqni këto këshilla:

  • Hani ushqime të pasura në fibra. Hani më shumë fruta, perime dhe drithëra.
  • Pini shumë lëngje. Pini gjashtë deri në tetë gota ujë dhe lëngje të tjera (jo alkool) çdo ditë për të ndihmuar që fecet të jenë të buta.
  • Bëni ushtrime dhe një jetë aktive.
  • Shmangni periudhat e gjata të qëndrimit ulur. Qëndrimi ulur shumë gjatë, veçanërisht në tualet, mund të rrisë presionin mbi venat në anus.

Diagnostikimi:

  • ekzaminimi objektiv në rastin e hemorroideve të jashtme.
  • ekzaminimi digjital për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.
  • inspektimi visual – Për shkak se hemorroidet e brendshme, shpesh janë shumë të buta për t’u ndjerë gjatë një ekzaminimi rektal, mjeku juaj mund të ekzaminojë pjesën e poshtme të zorrës së trashë dhe rektumit tuaj me një anoskop, proktoskop ose sigmoidoskop.
  • kolonoskopia

Mjekimi:

  • stili i jetesës dhe dieta ushqimore
  • trajtime lokale (krem)
  • procedurat kirurgjikale

Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve me hemorroide kërkojnë kirurgji. Megjithatë, nëse procedurat e tjera nuk kanë qenë të suksesshme ose nëse hemorroidet janë të mëdha në përmasa, mjeku juaj mund të rekomandojë Hemorroidektominë si mënyra më efektive dhe më e plotë për trajtimin e hemorroideve të rënda ose të përsëritura.

Rezervo Vizitën

spitali gjerman vizite

Error: Contact form not found.