PROVA USHTRIMORE

PROVA USHTRIMORE

    Prova ushtrimore është një ekzaminim që na jep informacion indirekt ose funksional në lidhje me furnizimin me gjak të muskulit të zemrës nga arteriet koronare. Ky ekzaminim mund të realizohet në një biçikletë statike apo në një pistë vrapi, sipas një protokolli të mirëpërcaktuar dhe zgjat afërsisht 8-13 min. Gjatë realizimit të provës ushtrimore, mjeku kardiolog dhe personeli mjekësor monitoron tensionin arterial, frekuencën kardiake, ritmin e zemrës dhe ndryshimet EKG-ike, si dhe gjendjen klinike të pacientit (pacienti mund të shfaqë lodhje, dobësi trupore, dhembje gjoksi, marrje fryme, dhembje këmbësh etj).

    Rezultati i PU mund të jetë:

    • Negativ – ka të dhëna për ngushtime të arterive koronare
    • Pozitiv – ka të dhëna për vuajtje/ishemi të muskulit të zemrës në sforcim fizik dhe pacienti duhet të vazhdojë investigimin e mëtejshëm për sëmundjen e arterieve koronare. Në varësi të ndryshimeve të shfaqura në EKG, si dhe sëmundjeve shoqëruese, klinikës së shfaqur, moshës, faktorëve të riskut dhe gjinisë përcaktohet nëse pacienti do të realizojë CT skaner me kontrast të arterive koronare, apo Koronarografi.
    • I dyshimtë ose jo konkludues – në këto raste, pacienti duhet të përsëritë PU sipas rekomandimit të mjekut kardiolog

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite