Prof. Asc Selman DUMANI
Mjek specialist KARDIOKIRURG

Prof. Asc. Selman Dumani ka një eksperiencë afërsisht 15 vjeçare si mjek specialist kardiokirurg.
Ka kryer një numër të konsiderueshëm specializimesh dhe trajnimesh në spitalet më të njohura në perëndim si: Pitie Sal Petriere, Paris; Royal Brompton Londër etj.
Aktiviteti kirurgjikal përfshin të gjithë gamën e operacioneve në të rritur, si kirurgjia e arterieve koronare, kirurgjia e valvulës së aortës, kirurgjia e valvulës mitrale zëvendësim ose riparim, kirurgjia e aortës ascendente etj…
Një nga specialitetet për të cilat ka ndjekur disa trajnime është kirurgjia mini invazive (me hapje të vogël) e valvulave të zemrës.
I çertifikuar për implantimin e protezave të valvulave të aortës INTUITY.
Lektor i lëndës së kardiokirurgjisë në FSHMT pranë Universitetit të Mjekësisë prej 12 vitesh.
Pedagog me kohë të pjesshme në lëndën Fiziologji Normale e Njeriut në FM,  pranë Universitetit të Mjekësisë.

Pjesëmarrës aktiv me referime në aktivitete shkencore kombëtare e ndëkombëtare.
Ka publikuar një sërë artikujsh shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
Anëtar i shoqatave mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bashkëpunimi i spitalit tonë me Prof. Asc. Selman Dumanin ka filluar që në krijimin e spitalit me vizita dhe konsulta, si dhe me operacione kardiokirurgjikale. Ky bashkëpunim vazhdon me shumë sukses, në sajë të profesionalizmit të tij maksimal.

Start typing to see posts you are looking for.
Na shkruani në WhatsApp