Prof.Asc. Saimir Kuçi
Mjek Anestezist-Reanimator
Prof. Asc. Saimir Kuçi është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme, pranë Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Tiranës dhe ka kryer specializimin për Anestezi-Reanimacion pranë Fakultetit të Mjekësisë. në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, për të vazhduar formimin e tij në këtë fushë me një sërë specializimesh dhe trajnimesh të mëtejshme në spitalet më në zë në Europë.
Prof. Asc. Saimir Kuçi kryen të gjitha llojet e anestezisë së përgjithshme dhe lokoregjionale në pacientë të të gjitha moshave duke filluar nga neonatët.
Specialist i Perfuzionimit Ekstrakorporal dhe ECMO, Prof. Asc. Kuçi ka një eksperiencë 23 vjeçare në fushën e kardio-anestezisë duke marrë përsipër ndjekjen perioperatore dhe anestezi në neonatë që i nënshtrohen riparimeve të defekteve kongenitale si dhe të gjitha llojet e interventeve nga më të komplikuarat në pacientë të të gjitha moshave. Prej 12 vitesh është Përgjegjës i Anestezi-Reanimacionit të Kardiokirurgjisë Shqiptare.
Prof. Asc. Saimir Kuçi është gjithashtu Pedagog me kohë të plotë dhe lektor pranë shërbimit të Anestezi-Reanimacionit pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Aktualisht kryeson me dinjitet Shoqatën e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë, i ndjekur nga suksese të njëpasnjëshme në realizimin e Konferencave Mjekësore me nivel ndërkombëtar dhe përditësimin e njohurive të të gjithë specialistëve të fushës së Anestezi-Reanimacionit, duke i përfaqësuar edhe në botë. Vlen të theksohet angazhimi i tij akademik i vazhdueshëm me veprimtari shkencore, artikuj dhe prezantime në kongrese e konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prof. Asc. Saimir Kuçi kryen një volum pune me një ekspertizë të lartë në shërbim të pacientëve, me përkushtim maksimal dhe etikë profesionale.
Prej 15 vitesh, i angazhuar dhe në sektorin privat, mbulon me pergjegjësi të plotë shërbimin e Anestezi-Reanimacionit pranë “German Hospital International” duke qenë pjesë e stafit tonë që në gjenezën e këtij spitali Aktualisht edhe Krye Mjek i “German Hospital International”, Prof. Asc. Saimir Kuçi është padyshim një nga gurët më të çmuar të spitalit tonë.