Prof. Ali Refatllari
Mjek Kardiokirurg
Prof. Ali Refatllari ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera. Ka kryer një sërë specializimesh afatgjata dhe afatmesme në specialitetin e kardiokirurgjisë pranë spitaleve universitare të mirënjohura si Hospital Laeneck, Paris, Westchester Hospital New York, Spitali Universitar i Padovës etj. etj.
Prof. Refatllari ka një eksperiencë 35 vjeçare në specialitetin e kardiokirurgjisë, ku ka kryer më shumë se 5000 operacione kardiake. Kryen me profesionalizëm të lartë kirurgjinë e bypass-it koronar, korrigjimin e patologjive valvulare mitrale, aortike, trikuspidale me anë të teknikave të zëvendësimit valvular ose të kirurgjisë konservative, korrigjimin e patologjive të aortës ashendente, etj.
Prof. Refatllari është pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Mjekësisë, ka qenë shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë për një kohë të gjatë, ka qenë Rektor i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, anëtar i një sërë organizmash shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, me një numër të konsiderueshëm botimesh dhe referimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Prof. Refatllari është atashuar pranë “German Hospital International” që me krijimin e tij dhe ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm të reflektuar në rezultate shumë të mira operatore edhe në pacientë me shkallë vështirësie të madhe.