Stafi i mjekeve ne Spitalin Gjerman realizon proceduren e mbylljes se foramen ovalis apertum (e ashtuquajtura vrime ne zemer) pa nderhyrje kirurgjikale.
‘’Foramen ovalis apertum eshte nje defect i lindur ne te cilin muri i zemres qe ndan dy atriumet (dhomat e vogla te zemres) nga njera-tjetra, nuk eshte I mbyllur plotesisht .
Pacienti I nenshtrohet nje nderyrjeje kateterizuese vetem me nje shpim te vogel ne venen femorale te kembes. Nepermjet saj kalohet nje kateter qe shkon deri ne zemer aty ku ndodhet defekti dhe e mbyll ate me nje aparat te posacem,ne forme cadre.
Ndryshe nga Spitalet e tjera ku kjo procedure kryhet me ane te operacionit kirugjikal, ne Spitalin Gjerman kjo procedura zgjat vetem 10 minuta pa anestezi gjenerale dhe nje dite pas procedures pacienti largohet nga spitali.