Holteri i presionit është një aparat që monitoron presionin arterial në një aktivitet të përditshëm përreth 24-48 orë (apo më shumë, në varësi të programimit), çdo 15-30 minuta gjatë ditës dhe çdo 30-60 minuta gjatë natës.
Gjatë matjeve të presionit, pacienti duhet të mbajë krahun shtrirë dhe në nivel me zemrën. Holteri i presionit mund të vendoset për të vlerësuar PA para fillimit të mjekimit, pas fillimit të mjekimit, kur ndërrohet terapia antihipertensive, ku keni oshilacione të vlerave të PA etj.